Politike

Tenderi i maskave, Partia Demokratike këmbëngul: MSH-ja të përgjigjet, a i bleu maskat dhe veshjet me dyfishin e çmimit të tregut?

Sipas PD-së, Ministria e Shëndetësisë i ka blerë maskat me 8 mijë lekë të vjetra copën, ndërsa në farmaci shiten me 4 mijë lekë. Përsa u përket veshjeve, PD-ja shkruan se Ministria i ka blerë me 28 euro, kur në treg kushtojnë tre herë më pak, dhe se për këtë kërkojnë një përgjigje.
Featured image of article: Tenderi i maskave, Partia Demokratike këmbëngul: MSH-ja të përgjigjet, a i bleu maskat dhe veshjet me dyfishin e çmimit të tregut?

TIRANË– Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në lidhje me denoncimin e bërë nga ana e tyre për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave mbrojtëse. Në një tjetër reagim zyrtar, Opozita shkruan që Ministria duhet të japë thjesht një përgjigje referuar vlerës që kanë paguar për të blerë maskat dhe vjeshjet mbojtëse. Sipas PD-së, Ministria e Shëndetësisë i ka blerë maskat me 8 mijë lekë të vjetra copën, ndërsa në farmaci shiten me 4 mijë lekë. Përsa u përket veshjeve, PD-ja shkruan se Ministria i ka blerë me 28 euro, kur në treg kushtojnë tre herë më pak, dhe se për këtë kërkojnë një përgjigje.

Reagimi i plotë i PD-së

Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID. Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

1. A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?
2. A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?
3. A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?
4. A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të degjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!

Partia Demokratike ka denoncuar sot tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave mbrojtëse. Enkelejd Alibeaj dhe Albana Vokshi, kanë akuzuar MSh se ka bërë një tender ku blihen dyfish çmimit të tregut maskat. Një maskë, e blerë nga Vokshi me çmim 4 mijë lekë të vjetra në farmaci, për të cilën kishte edhe kuponin tatimor, nga MSH është blerë me vlerën 8 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që akuza nga Alibeaj, është se vjedhja sipas demokratëve është bërë me dijeni. Alibeaj tha se qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro. Kompanitë e favorizuara sipas PD janë FARMA NET dhe EUROMED.

Një një reagim pas denoncimit, Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje Opozitës që të mos shpifë pasi procedurat për blerjen e maskave janë të gjitha të bazuara në ligj. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment