Showbiz

“Sa e bukur qënke bërë sot”/ Të kapur për dore, Renato në momente të ëmbla me konkurrenten bukuroshe (FOTO)

Fillimisht ngacmimet e shefit ndaj Kristinës nisën me komplimenta.
Featured image of article: “Sa e bukur qënke bërë sot”/ Të kapur për dore, Renato në momente të ëmbla me konkurrenten bukuroshe (FOTO) Renato Mekolli dhe Kristina

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme në “Hell’s kitchen”, përveç sherreve dhe debateve ka pasur edhe momente të ëmbla mes shefit dhe një prej konkurrenteve bukuroshe të spektaklit, Kristinës. Fillimisht ngacmimet e shefit ndaj Kristinës nisën me komplimenta.

“Sa e bukur qenke bërë sot”, i tha Renato Kristinës. Më pas Renato nisi ta provokonte Kristinën teksa ajo gatuante duke kërkuar mendimin e saj për një tjetër konkurrente, Marselën. Kristina u shpreh se shefi po përpiqej ta fuste në sherr me Marselën, por ajo nuk bie në grackë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një moment Renato dhe Kristina shëtitën në kuzhinë të kapur për dore, moment i cili u ka pëlqyer shumë fansave të emisionit. “Realisht shef Renato shkon shumë me Kristinën”, shkruan një komentuese. “Sa shumë shkojnë si çift Kristina me Renaton”, shkruan një tjetër ndjekëse.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment