Aktualitet

“S’ iki nga Shqipëria”, ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit: Do mbledh 10 mijë njerëz të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë

Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se do të bëjë thirrje për mbledhjen e 10 mijë personave në grevë urie me qëllim ringritjen e demokracisë në vend.
Featured image of article: “S’ iki nga Shqipëria”, ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit: Do mbledh 10 mijë njerëz të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë Shkëlqim Hajdari

TIRANË- Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se do të bëjë thirrje për mbledhjen e 10 mijë personave në grevë urie me qëllim ringritjen e demokracisë në vend.

Teksa ishte i ftuar në “Repolitix”, ai tha se nuk mund të vazhdohet në këto kushte. Apelit të tij I është bashkuar edhe Neritan Ceka, I cili tha se “Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti”.

“Unë do të mbledh 10 mijë njerëz në Shqipëri dhe do të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë. Nuk është e vështirë që të bëhet. Unë do të bëj thirrje, që ta shpëtojmë këtë vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë nuk iki nga Shqipëria. Unë në këto kushte nuk rri dot. Pra do të thotë se 4-5 mijë burra idealiste për ringritjen e demokracisë, po na lanë me vdekur mirë, por besoj nuk do të na lërë njeri” tha Hajdari.

Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti. Të bëhet një listë me 10 kërkesa dhe nëse nuk pranohet të futemi në grevë”,  tha më tej Neritan Ceka.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment