Bota

Rusia “pushtohet” nga Covid-19/ 156 viktima dhe mbi 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Rusia ka regjistruar sot 156 të vdekur nga koronavirusi, ndërsamë shumë se 6 mijë persona të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës në të gjithë territorin e Rusisë.
Featured image of article: Rusia “pushtohet” nga Covid-19/ 156 viktima dhe mbi 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit Foto ilustrese

RUSI– Të paktën 156 viktima dhe 6.400 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar nga autoritet shëndetësore në Rusi në 24 orët e fundit duke bërë që vendi të numërojë në total deri më tani 746,369 të sëmurë nga virusi  dhe 11.770 viktima.

Kujtojmë se deri më tai Rusia është një prej vendeve më të goditura nga virusi, ku sipas përllogaritjeve të shifrave renditet si vendi i katërt më i goditur nga virusi në botë.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 13,495,260 persona. Ndërkohë 582,125 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,880,411 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment