Bota

“Është 92% efektive”/ Rusia prezaton vaksinën kundër Covid-19, shkenctarët në dyshim: Me provat e deri tanishme mund të konsiderohet se ka më pak efekt

Ministri i Shëndetësisë i vendit, Mikhail Murashko ka deklaruar rezultatet, pasi sipas tij zbulimi i Sputnik V është një zgjedhje efikase për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Ndërsa, shkencëtarët e kanë vënë  në dyshim zbulimin e vaksinës, pasi ka pasiguri të konsiderushme për shkak të numrit të vogël të prova. Sipas tyre bazuar në këto rezultate vaksina duhet të jetë 60% e efekshme. 
Featured image of article: “Është 92% efektive”/ Rusia prezaton vaksinën kundër Covid-19, shkenctarët në dyshim: Me provat e deri tanishme mund të konsiderohet se ka më pak efekt Foto ilustruese

MOSKË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur në gjithë botën. Ndërkohë që dy ditë më parë kompania Pfizer dhe BionTech kanë dhënë lajmin se vaksina e tyre parandalon me 90% infektimin te njerëzit, tashmë dhe Rusia ka pohuar se vaksina e saj është efektive.

Sipas DailyMail, Rusia ka deklaruar se vaksina e saj mund të parandalojë me 92% mundësin e infektimit dhe kjo do ta bënte atë më të mirë se vaksina Phizer. Në rezultatet e deri tanishme, kompania “Sputnik V” ka thënë se nga 20 persona poztivë me Covid-19 deri më tani 2 prej tyre kishin bërë vaksinën.

Ministri i Shëndetësisë i vendit, Mikhail Murashko ka deklaruar rezultatet, pasi sipas tij zbulimi i Sputnik V është një zgjedhje efikase për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, shkencëtarët e kanë vënë në dyshim zbulimin e vaksinës, pasi ka pasiguri të konsiderushme për shkak të numrit të vogël të prova. Sipas tyre bazuar në këto rezultate vaksina duhet të jetë 60% e efekshme.

Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në Nju York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin. Sipas mediave të huaja, vakisna është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment