Bota

Rusia nuk gjen qetësi, infektohen nga Covid-19 mbi 6 mijë pacientë në 24 orët e fundit

Të paktën6.615 persona janë infektuar nga Covid-19 dhe kanë vdekur 130 të tjerë brenda 24 orëve të fundit në Rusi.
Featured image of article: Rusia nuk gjen qetësi, infektohen nga Covid-19 mbi 6 mijë pacientë në 24 orët e fundit Foto ilustruese

RUSI– Rusia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Rusisë janë regjistruar 6.615 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 727,162 numrin e përgjithshëm të pacientëve të infektuar me Covid-19 .

Gjithashtu brenda një dite kanë vdekur edhe 130 pacientë të  infektuar duke bërë që Rusia të numërojë në total  11.335 viktima nga virusi që prej fillimit të shpërthimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,856,236 persona. Ndërkohë 567,913 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,487,895 qytetarë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment