KRYESORET
Bota

Rusia: Bisedimet mbi Ukrainën, në një rrugë pa krye. Polonia paralajmëron luftë

14 Janar 2022, 06:52 Nga DOSJA
Rusia: Bisedimet mbi Ukrainën, në një rrugë pa krye. Polonia

VJENË – Ministri i Jashtëm i Polonisë tha të enjten se Evropa po rrezikonte të futej në luftë. Komentet e tij vijnë ndërsa Moska thotë se përpjekjet për zgjidhje diplomatike do të vazhdojnë, duke bërë të ditur njëkohësisht se ekspertët e saj ushtarakë po përgatisnin alternativa nëse tensionet mbi Ukrainën nuk shuhen.

Ambasadori amerikan në OSBE Michael Carpenter tha pas bisedimeve me Rusinë në Vjenë, se Perëndimi duhet të përgatitet për një rritje të mundshme të tensioneve me Moskën. “Daullja e luftës po bie fuqishëm dhe retorika është bërë mjaft e mprehtë“, u tha ai gazetarëve.

Rusia tha se dialogu do të vazhdonte, por po shkonte drejt një rruge pa krye, duke iu referuar përpjekjeve të saj për të bindur Perëndimin që të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO-n si dhe të zhbëjë dekada të tëra zgjerimi të aleancës në Evropë, kërkesa këto që Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur të papranueshme.

Në këtë fazë (që jemi) është vërtet zhgënjyese“, u tha gazetarëve ambasadori rus Alexander Lukashevich pas një takimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), përpjekja e tretë në një seri bisedimesh Lindje-Perëndim këtë javë.

Ai paralajmëroi për ‘pasoja të mundshme katastrofike’ nëse të dyja palët nuk mund të bien dakord për atë që Rusia e ka quajtur ‘vijë e kuqe’ lidhur me sigurisë. Ai shtoi se megjithatë Moska nuk kishte hequr dorë nga diplomacia dhe madje do ta përshpejtonte atë.

Komentet e zyrtarëve rusë pasqyrojnë një model të njohur Moskës, e cila thotë se dëshiron të vazhdojë me përpjekjet diplomatike, por që refuzon thirrjet për të ndalur grumbullimin e trupave ushtarake të saj pranë Ukrainës ndërsa paralajmëron për pasoja, të cilat nuk i ka specifikuar, mbi sigurinë perëndimore nëse kërkesat e saj nuk merren parasysh.

Më herët, Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau tha në forumin e sigurisë me pjesëmarrjen e 57 vendeve se: “rreziku i luftës në zonën e OSBE-së duket të jetë aktualisht më i madh se kurrë në 30 vitet e fundit”.

Komenti i tij nënvizoi nivelin e ankthit evropian rreth rritjes së pranisë ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. Moska ka vendosur aty rreth 100,000 trupa.

Zoti Rau nuk njoftoi asnjë përparim pas takimit, që pasoi një takim Rusi-SHBA mbajtur në Gjenevë të hënën dhe mbledhjen e këshillit Rusi-NATO në Bruksel të mërkurën.

 

Diferencat në qasje

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se takimet e mëparshme kishin treguar se kishte një “ngërç apo ndryshime në qasje” dhe se ai nuk shihte asnjë arsye për t’u ulur sërish në ditët në vijim për të rifilluar të njëjtat diskutime.

Ai tha për televizionit RTVI se specialistët ushtarakë rusë po i ofronin alternativa Presidentit Vladimir Putin në rast se situata rreth Ukrainës përkeqësohej, por shtoi se diplomacisë i duhej dhënë një mundësi. “Duhet të ritheksoj se dialogu është ende duke u zhvilluar në shumë nivele dhe në shumë drejtime”, tha zoti Ryabkov.

Monedha ruse, rubla, ra me më shumë se 2% kundrejt dollarit nga komentet e zotit Ryabkov, gjë që shkaktoi gjithashtu shitjen e obligacioneve qeveritare. Një përfaqësues i një banke të madhe ruse i tha agjencisë ‘Reuters’ se tregu kishte reaguar pjesërisht ndaj një komenti të zotit Ryabkov, në përgjigje të një pyetjeje, i cili as nuk e konfirmonte dhe as e përjashtonte mundësinë se Rusia mund të dislokonte “infrastrukturë ushtarake” në Kubë dhe Venezuelë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha rrjetit televiziv MSNBC se “nuk dihet se cilën rrugë do të zgjedhë Vladimir Putin. A do të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe dialogut, për të zgjidhur disa nga këto probleme, apo do të ndjekë rrugën e konfrontimit dhe agresionit?”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov, për të diskutuar rreth rritjes se pranisë ushtarake ruse. Pentagoni vlerëson se rreth dy të tretat e forcave ruse pranë Ukrainës kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të vendit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainas Dmytro Kuleba tha se: “besoj se e vetmja mënyrë që rusët të konfirmojnë se nuk kanë si synim t’i zgjidhin problemet me forcë është që të vazhdojnë diskutimet, sipas formateve të vendosura, veçanërisht në OSBE”.

Rusia i ka hedhur poshtë komentet se po planifikon një sulm ndaj Ukrainës, por dislokimi i trupave ushtarake ka detyruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të ulen në tryezën e bisedimeve.

Moska thotë se ndihet e kërcënuar nga zgjerimi i NATO-s drejt kufijve të saj, duke u zgjeruar me 14 anëtarë të rinj nga Evropa Lindore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Ajo dëshiron të përcaktoje “vijat e kuqe” për të ndaluar aleancën të pranojë Ukrainën si anëtare apo që të dislokojë raketa atje.

Uashingtoni i ka hedhur poshtë këto kërkesa, por thotë se është i gatshëm të bisedojë mbi çështjen e kontrollit të armëve, dislokimin e raketave dhe masat për ndërtimin e besimit për të tejkaluar një nga momentet më të vështira në marrëdhëniet Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë.

 

Eleminimi i kërcënimeve

 

Ambasadori Lukashevich tha gjatë takimit në kuadër të OSBE-së se nëse Moska nuk merr një përgjigje konstruktive: “ne do të detyrohemi të nxjerrim përfundimet e duhura dhe të marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar ekuilibrin strategjik dhe për të eliminuar kërcënimet e papranueshme për sigurinë tonë kombëtare“.

Ai vazhdoi duke thënë se: “Rusia është një vend paqedashës. Por ne nuk kemi nevojë për paqe me çdo kusht. Nevoja për të marrë këto garanci sigurie të zyrtarizuara ligjërisht për ne është e pakushtëzuar“.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha pas bisedimeve me Rusinë të mërkurën se vendet duhet të jenë të lira të zgjedhin marrëveshjet e tyre të sigurisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kritikoi një projektligj sanksionesh të prezantuar nga demokratët në Senatin amerikan të mërkurën, sipas të cilit nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën do t’u vendoseshin sanksione zyrtarëve të lartë të qeverisë ruse e ushtarakëve, përfshirë edhe Presidentin Vladimir Putin, e institucione bankare.

Zoti Peskov tha se vendosja e sanksioneve ndaj zotit Putinit do të ishte e barabartë me ndërprerjen e marrëdhënieve.

Ne e shohim paraqitjen e dokumenteve dhe deklaratave të tilla një zhvillim jashtëzakonisht negativ në sfondin e një serie negociatash në vazhdim, megjithëse të pasuksesshme“, tha ai.

Zoti Peskov u citua nga agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë se zoti Putin po merrte përditësime të rregullta mbi bisedimet dhe se Kremlini ishte i qartë për rezultatet, por po priste përgjigje nga pala tjetër me shkrim.

Zoti Carpenter tha në takimin e OSBE-së se: “Ndërsa përgatitemi për një dialog të hapur se si të forcojmë sigurinë për të mirën e të gjithëve, ne duhet të refuzojmë me vendosmëri shantazhet dhe të mos lejojmë kurrë që agresioni dhe kërcënimet të shpërblehen“.

Rusia ka thënë se do të vendosë mbi lëvizjet e saj të ardhshme pas bisedimeve të kësaj jave dhe kërcënoi me “masa ushtarako-teknike”, të cilat nuk i specifikoi, nëse kërkesat e saj refuzohen.

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman tha të mërkurën se nëse Rusia tërhiqej (nga përpjekjet diplomatike), ky do të ishte një tregues se ajo nuk e ka marrë me seriozitet diplomacinë që në krye të herës. (VOA)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Berisha: Rama dhe Vuçiç i bashkon krimi, bllokuan integrimin në BE

Demokratët nuk e dëgjuan deri në fund, Paloka: I pashë kush bëri zhurmë, për të zez të vet e kanë

Berisha: Moment i veçantë, PD kaloi nga humbja në humbje, duhet të mësojmë

Këshilli Kombëtar/ Paloka: Jemi 200 anëtarë, kuorumi është plotësuar

Nis Këshilli Kombëtar i PD, Paloka: Urimin e parë ia dërgoj Berishës, kishim vështirësi por ia dolëm

I gjenden lëndë narkotike në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Mamurras

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë