Politike

Rushaj: Qytetarët e Shqipërisë e çuan Edi Ramën në shtëpi

Në një deklaratë për shtyp, Rushaj tha se sot qytetarët e Tiranës vendosën që ta çojnë Edi Ramën në shtëpi.   
Featured image of article: Rushaj: Qytetarët e Shqipërisë e çuan Edi Ramën në shtëpi Alfred Rushaj

TIRANË- Drejtuesi i fushatës së PD-së Alfred Rushaj, ka deklaruar se dita e sotme është një ditë e madhe dhe një fitore e madhe për gjithë Shqipërinë.

Në një deklaratë për shtyp, Rushaj tha se sot qytetarët e Tiranës vendosën që ta çojnë Edi Ramën në shtëpi dhe t’i japin fund një regjimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot është një ditë e madhe, e jashtëzakonshme e një fitoreje të madhe. Sot qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë vendosën ta çojnë Edi Ramën në shtëpi, i thanë stop dhe mposhtën një regjim. I thanë një njeriu që vodhi votat, të dhënat e tyre personale, i thanë boll. Sot qytetarët e Shqipërisë votuan për të ardhmen e tyre, e fëmijëve të tyre prandaj dua t’i falenderoj me gjithë zemër që mundësuan ndryshimi. Vendosën t’i japin fund dhe mposhtën një regjim”, tha Rushaj.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment