Editorial

Rudina u ‘përjashtua’/ Basha dhe Kiri Hajdari tek memoriali i Azem Hajdarit: Azem, ti je gjallë!

Basha dhe protestuesit ndaluan për pak çaste tek memoriali i Azem Hajdarit.
Featured image of article: Rudina u ‘përjashtua’/ Basha dhe Kiri Hajdari tek memoriali i Azem Hajdarit: Azem, ti je gjallë! Lulzim Basha, kryetar i PD para memorialit të Azem Hajdarit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga të tjerë eksponentë të PD, janë kthyer nga Parlamenti drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit aty ku nisi xhiroja e tretë marshuese e PD.

Basha dhe protestuesit ndaluan për pak çaste tek memoriali i Azem Hajdarit.

Bashkë me të ndodhet edhe i biri i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, ndërkohë që Rudina e motra, nuk është parë më në radhët e opozitës që kur Hajdari zgjodhi të mbante mandatin.

Me thirrjet: “Azem, Azem ti je gjallë…”, Basha dhe protestuesit i janë drejtuar sërish kryeministrisë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment