Showbiz

Rudina Magjistari zihet ngushtë, tregon se nuk e shfaq vajzën: Mezi e përmbaj veten…

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka treguar përse nuk e tregon fytyrën e vajzës së saj, Mias.
Featured image of article: Rudina Magjistari zihet ngushtë, tregon se nuk e shfaq vajzën: Mezi e përmbaj veten… Rudina Magjistari dhe vajza e saj

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka zbuluar gjatë emisionit të saj “Pasdite me Rudinën” arsyen përse nuk e ka pulbikuar ftyryën e vajzës së saj.

Teksa bisedonte në studio me kolegen e saj Ermira Çausholli, Rudina ka sqaruar vendimin e marrë, i cili binte ndesh me të sajin.

“Unë them që për sa kohë kam kaq vite në televizion, e ndjej për detyrë që publiku duhet të shohë gjërat e mia më të mira. Do ishte shumë mirë që njerëzit publik të shfaqen tek publiku i tyre me më të mirat e tyre. Pse jo edhe me fëmijët kur janë bebe. Shumë njerëz vuajnë nga besëtytnitë, jo mos e marrin mësysh, jo është e vogël mos e nxirr në foto, unë dua të ndaj me publikun çdo moment, edhe atë më të vështirin”, u shpreh Ermira.

Pas deklaratës së saj, Rudina sqaroi se nuk e postonte të bijën pasi mendonte se për të do të ishte një peshë e madhe.

“Ndryshe nga ty kam zgjedhur që për momentin mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun”, i tha Rudina.

Rudina Magjistari ka një vajzë të quajtur Mia, në rrjetet e saj sociale deri më tani moderatorja është treguar e kujdesshme për të mos ia publikuar fytyrën.

Shto Koment