Showbiz

Rudina Magjistari i bashkohet Partisë Socialiste! E veshur me fustan pranveror, merr pjesë në eventin e Veliajt, moderatorja: Ju falenderoj për këtë nderim…

VIDEO
Veliaj e konsideroi moderatoren si kampionen më të mirë në media, pasi dëshiron të nxjerrë vetëm lajme të mira.
Featured image of article: Rudina Magjistari i bashkohet Partisë Socialiste! E veshur me fustan pranveror, merr pjesë në eventin e Veliajt, moderatorja: Ju falenderoj për këtë nderim… Rudina Magjistari

TIRANË– Moderatorja Rudina Magjistari është ‘rikthyer’ në selinë e Partisë Socialiste. Ajo mori pjesë në eventin e organizuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Veliaj e konsideroi moderatoren si kampionen më të mirë në media, pasi dëshiron të nxjerrë vetëm lajme të mira. Nga ana tjetër, Magjistari tha se të gjithë gazetarët duhet të promovojnë më të mirën si dhe i falenderon për nderimin që i bënë.


BISEDA:

Veliaj; Rudina të jemi shumë mirënjohës, ka shumë konsum në televizion. Në shumë produktete televizive ka shumë cinizëm dhe dëshirë për lajmin e keq. Kemi më shumë nevojë të promovojmë të mirën. Të falenderoj që ke qënë kampione e të mirës. Si vjen puna tani, të intervistoj unë ty?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Magjistari: Dhe nuk qeka dhe aq keq. Ju falenderoj për nderimin. Unë nuk kam bërë asgjë që mund të bëja. Jemi të gjithë gazetarë, secili duhet të promovojë median e vet, kulturën dhe traditën. Sa më të bashkuar të jemi aq më të fortë do të jemi.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment