Politike

Tryeza për Refomën Zgjedhore, Rudina Hajdari: PD dhe LSI pranuan se rruga e zgjidhjes së problemeve është institucionale (VD)

Bashkëkryetarja e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari është shprehur  se më në fund opozita vendosi që të komunikojë për të zgjedhur problemet duke lënë pas protestat, të  cilat sipas saj vetëm prishin imazhin e Shqipërisë. 
Featured image of article: Tryeza për Refomën Zgjedhore, Rudina Hajdari: PD dhe LSI pranuan se rruga e zgjidhjes së problemeve është institucionale (VD) Rudina Hajdari

TIRANË– Bashkëkryetarja e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur lidhur me takimin e sotëm me dy përfaqësuesit e PD dhe LSI-së.

Në një prononcim para mediave, Hajdari është shprehur  se më në fund opozita vendosi që të komunikojë për të zgjedhur problemet duke lënë pas protestat, të  cilat sipas saj vetëm prishin imazhin e Shqipërisë. 

“Prezenca e PD dhe LSI tregon që kanë pranuar se rruga e duhur për të zgjidhur problemet ka qënë ajo institucionale dhe jo ajo me protesta e molotov, e cila nxinte imazhin e Shqipërisë. Sot PD dhe LSI pranuan që rruga që do t’i jepte zgjidhje kësaj krize ka ide dhe plane konkrete. Do kërkojë konsensus nga palët dhe dua të theksoj se vullneti i opozitës do vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Shqiptarët kanë nevojë që t’u kthehet sovraniteti në parlament. Kanë nevojë për Kod Zgjedhor për të pasur përfaqësim dinjitoz. Unë ju garantoj se do të luftojë deri në fund për këtë gjë,“-tha në prononcimin e saj deputetja.

Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment