Politike

Rudina Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë lirinë pa sakrificat, nderim heronjve

Deputetja Rudina Hajdari e ka shpërndarë fotot nga vizita krahas të cilave shkruan se është detyra e popullit është që ta nderojmë veprën e të rënëve për liri.
Featured image of article: Rudina Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë lirinë pa sakrificat, nderim heronjve Rudina Hajdari

PREKAZ– Deputetja Rudina Hajdari ndodhet sot në Kosovë, ku edhe ka vizituar varrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Ajo e ka shpërndarë fotot nga vizita krahas të cilave shkruan se është detyra e popullit është që ta nderojmë veprën e të rënëve për liri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të! E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të Kryekomandantit të UÇK Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës. Heronjë si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqënies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Nderim heronjve të lirisë!”, thotë Hajdari.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment