Politike

Rudina Hajdari urdhër të prerë: Deputetët të mos rrinë në kafe, të vijnë urgjent në Kuvend. Ruçi ‘bindet’: Verifikoni se ku janë (VD)

Hajdari iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, të cilit i tha se në sallë duhe ttë jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

TIRANË– Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me fjalën e deputetes Rudina Hajdari, e cila është ankuar për mungesën e shumë deputetëve në sallë. Hajdari iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, të cilit i tha se në sallë duhe ttë jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

Do diksutohet projekt rezoluta për negociatat me BE-në. Nuk mund të diskutohet kjo me mungesë deputetësh. Është një rezolutë shumë e rëndësishme, duhet të vijnë të gjithë urgjent. Duhet të jetë prezente e gjithë qeveria dhe deputetët. Thuajini, ju lutem të mos rrinë në kafe deputetët port ë vijnë në sallë,”– tha Rudina.

Nga ana tjetër, Ruçi me mikrofonin e hapur u bëri thirrje Shërbimeve të Parlamentit që të shohin se ku janë deputetët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të lajmërohen deputetët që janë në kafe. Shërbimet e Parlamentit të shohin nëse deputetët janë në kafe,”- tha Ruçi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment