Politike

Rudina Hajdari takon Di Maion: Ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur korrupsionin

Po ashtu ajo bën të ditur se në takimin e tyre është diskutuar që administrata shtetërore të mos vazhdojë të jetë strehë për militantët, si dhe që të ndryshojë perceptimi që klasa politike të mos vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit.
Featured image of article: Rudina Hajdari takon Di Maion: Ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur korrupsionin Rudina Hajdari dhe Luigi Di Maion

TIRANË-Deputetja Rudina Hajdari, ditën e sotme ka takuar ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maion. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Hajdari ka bërë të ditur dhe temat që kanë diskutuar në takim, Ajo ka thënë se ka rënë dakord me Di Maion që Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë.

Po ashtu ajo bën të ditur se në takimin e tyre është diskutuar që administrata shtetërore të mos vazhdojë të jetë strehë për militantët, si dhe që të ndryshojë perceptimi që klasa politike të mos vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit.

“Me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, sot ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë. Administrata shtetërore nuk mund të vazhdojë të jetë strehë për militantët të cilët postin e shohin si shpërblim për votat e mbledhura, por duhet të jetë strehë për njerëzit e aftë dhe me integritet që duan ti shërbejnë vendit. Klasa politike nuk mund të vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit, por duhet të kthehet në një skuadër që debaton e shpie përpara ide që begatojnë shoqërinë. Ramë dakord me zotin Di Maio që të shkëmbejmë gjithashtu eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen “5 Yje” në Itali”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët ministri italian ka mbajtur dhe një konferencë me kryeministrin Rama,  për të nënshkruar marrëveshjen e cila do i hapë rrugë krijimit të një komisioni ekonomik të përbashkët që sipas ministrit Italian do rrisë mundësitë e investimeve mes dy vendeve por dhe do e bëjë më të lehtë daljen e dy vendeve nga kriza ekonomike. Po ashtu ai ka takuar edhe Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Opozitës , Lulzim Basha.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment