Politike

Rudina Hajdari sulmon Metën: Kërkon të bëhet faktor kur ka kriza politike, s’ka qenë unifikues

Në një deklaratë të saj Hajdari u shpreh se  Meta ka mbajtur qëndrim të njëanshëm dhe se kërkon të bëhet faktor në këto situata.
Featured image of article: Rudina Hajdari sulmon Metën: Kërkon të bëhet faktor kur ka kriza politike, s’ka qenë unifikues Rudina Hajdari dhe Ilir Meta

TIRANË- Deputetja e pavarur Rudina Hajdari ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili ka deklaruar gatishmërinë e tij për të ulur në tryezë palët.

Në një deklaratë të saj Hajdari u shpreh se  Meta ka mbajtur qëndrim të njëanshëm dhe se kërkon të bëhet faktor në këto situata.

 “Zoti Meta ka qenë aktiv dhe di si të behet faktor në këto situata. Nuk e di nëse ka qene një president politik apo unifikues. E shikoj që nuk ka pasur ndonjë hap prej tij që të mundësojë dialogim midis palëve apo të dalë mbi palët për të arritur një dialog. Përveç titullit si Zoti President, nuk shikoj ndonjë gjë tjetër që ne mund të themi po del mbi palët dhe të jetë unifikues”, është shprehur Hajdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se në Shqipëri prej disa muaj politika është futur në një krizë të thellë. Opozita ka djegur mandatet dhe nuk ka pranuar të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa maxhoranca po vijon fushatën dhe shprehet se zgjedhjet do të bëhen. Nga ana tjetër Meta ka bërë thirrje që palët të ulen në dialog dhe të mos vijojnë me retorikën e fortë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment