Politike

Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Rama do të jetë sultan, Basha do të kryesojë i vetmi, shpall armiq të gjithë bashkëpunëtorët

VIDEO
Ndërsa Basha, sipas Hajdarit pëlqen modelin rus të qeverisjes ku të quajë tradhëtarë të gjithë bashkëpunëtorët e saj.
Featured image of article: Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Rama do të jetë sultan, Basha do të kryesojë i vetmi, shpall armiq të gjithë bashkëpunëtorët Rudina Hajdari

TIRANË– Deputetja Rudna Hajdari ka akuzuar maxhorancën dhe Partinë Demokratike se kanë shkatërruar Shqipërinë duke mos i hapur asaj dyert drejt Bashkimit Europian. Në fjalën e saj, deputetja Hajdari tha se kryeministri Edi Rama pëlqen modelin turk të qeverisjes ku vetë sipas saj, dëshiron të ndihet sulltan.

Ndërsa Basha, sipas Hajdarit pëlqen modelin rus të qeverisjes ku të quajë tradhëtarë të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Imagjinoni një vend ku fëmijët marrin arsim cilësor në shkolla publike. Kanë laboratorë, kushte dhe ngrohje. Një vend ku ligji është i barabartë si për të pasurin e të varfrin, ku prokuroia është e gatshme të nisë hetimet për çdo kryetar të krimit të organizuar, një vend ku ka oaga dinjitoze dhe ku askush nuk detyrohet të largojë fëmijët e tij jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Kur e pranova kisha në mendje këtë Shqipëri. unë e dija se braktisja e çdo institucioni na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vullnet politik, i të gjithë klasës politike. Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sultan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta nuk e duan procesin e integrimin sepse duan të grabisin  çdo gjë që ka vlerë në këtë vend. Pasi ta bëjnë të gjithë këtë, do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu, të babëzitur,”- tha Hajdari.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Rama do të jetë sultan, Basha do të kryesojë i vetmi, shpall armiq të gjithë bashkëpunëtorët

  1. Sic hyre, dole. Madje prishe dhe familjen, te iku dhe mamaja nga drejtesia. Ndonje furre buke kur do e hapni?

Shto Koment