Politike

Rudina Hajdari s’heq dorë nga gafat, nis fjalim dhe përfundon me recitim

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike në Parlament, Rudina Hajdari e ka të garantuar një vend në Teatër. Pas gafave të përjavshme që ka lëshuar, sot, deputetja ka vendosur të flasë ashpër për situatën politike, dhe ka përfunduar me recitim.

Fjalitë që ka artikuluar Hajdari nuk janë fort të kuptueshme, duke përfshirë këtu epitetetin që i ka vendosur Bashës si “Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë”, apo metaforat “Biznesi po gulçon”, apo “ushtri e mpirë”.

Pjesë nga recetimi i Rudina Hajdarit

Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë ëndërron se ka punësuar në Shqipëri më shumë se gjysma e gjithë rajonit, biznesi po gulçon e kllapia e gjatësisë së tij e kap. Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë me gastorin e tij kimik luan luftrash, njerëzisë u idhtohet shpirti e iu përloten sytë. Nga krahu tjetër kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton mjekëve se do t’i lajë me flori, mjekët dhe gjithë njerëzia cuditen.
Ndërkohë që kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton Astirasve se nga Astiri nuk do heqë Astirin e ka për të qenë përherë Astir, Tirana vazhdon anormalitetin e anormalëve.

a.s/ Dosja.al

Shto Koment