Politike

Rudina Hajdari kundër Metës: Shkeli Kushtetutën, deputetët e PD janë bërë pishman, më vjen keq për ta…

Deputetja Rudina Hajdari ka disa mesazhe për kolegët e saj demokratë që kanë djegur mandatet. Hajdari tha se ata janë bërë pishmanë për djegien e mandateve.
Featured image of article: Rudina Hajdari kundër Metës: Shkeli Kushtetutën, deputetët e PD janë bërë pishman, më vjen keq për ta… Rudina Hajdari, deputete

Në emisionin “Dita Jonë”, ndër të tjera, deputetja Rudina Hajdari u pyet nëse do të votonte shkarkimin e Presidentit.

Megjithatë, ajo u shpreh se në seancën e së enjtes nuk do të ketë një mocion për shkarkim, por për debat. Më tej, Hajdari theksoi se edhe grupi parlamentar që ajo drejton ka mundësinë për propozimin e shkarkimit të presidentit, por shton se çështja nuk është kjo.

Për Hajdarin, Meta e di që e ka shkelur Kushtetutën dhe që i ka kaluar kompetencat e Presidentit.

“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm. Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën. Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Rudina Hajdari.

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sot për sulmet që janë bërë në drejtim të saj, pasi nuk iu bind vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të djegur mandatin e deputetes.

E ftuar në A2 CNN, Rudina Hajdari tha se nuk e ndikojnë sulme të tilla, përkundrazi ajo theksoi se ato e bëjnë më të fortë.

“Unë nuk do kisha sulmuar kurrë një koleg për vendimet që merr.

Por, nuk më ka dhembur, thjeshtë sulmet më kanë bërë më të fortë.

Nuk më ndikojnë sulme të tilla. Ato vijnë për shkak se janë bërë pishman për veprimin që kanë marrë dhe më vjen keq për disa prej tyre”,tha Rudina Hajdari.

Por, deputetja Hajdari, i ka drejtuar edhe një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa u pyet nëse kishte një urim për Bashën, pasi ky i fundit ka sot ditëlindjen, Rudina Hajdari tha se nuk e mbante mend një gjë të tillë. Për më tepër ajo tha se kjo është gjë e mirë, pas tregon se nuk jemi të verbër përballë liderve.

Nuk e mbaja mend që ai ka ditëlindjen.

Ashtu sikurse nuk ua di ditëlindjen edhe shumë kolegëve të tjerë.

Por, është mirë kur ua harrojmë ditëlindjen kryetarëve se kjo do të thotë se nuk jemi të verbër para liderve të politikës”, tha Rudina Hajdari.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Rudina Hajdari kundër Metës: Shkeli Kushtetutën, deputetët e PD janë bërë pishman, më vjen keq për ta…

  1. Rudine mire Ben te krijosh partine. Tends me logo Hajdari shiko sa vota do marrish pastaj merru me L.Bashen,nuk mundesh to vetem pa mdihmen e Rames.

Shto Koment