
TIRANË- Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë sot në konferencën e Komisioneve të Çështjeve për Europën, ku dhe ka diskutuar me pati kancelaren gjermane Angela Merkel. Lajmin e ka bërë vetë të ditur, Hajdari në një postim në rrjetet sociale ku ka treguar dhe bisedën që ka bërë me Kancelaren. Deputetja thotë se i shprehu Merkelit vlerësimet për Presidencën Gjermane dhe ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë. Ajo thotë se ndër të tjera është diskutuar dhe për sfidat e Shqipërisë lidhur me integrimin në BE.
“E nderuar të merrja pjese sot në konferencën e Komisioneve të Çështjeve për Europën, ku pata mundësinë te flas së bashku me Kancelaren Merkel dhe të shprehja vlerësimet e mia për sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE. I shpreha zonjës Merkel vlerësimet për Presidencën Gjermane dhe ndihmën që i kanë dhënë pa kursim Shqipërisë.”– ka thënë ajo.
(A.k.dosja.al)