Politike

Rudina Hajdari kërkon dorëheqjen e Ramës: Thirrini ndërgjegjes, të evitojmë viktimat!

Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në mënyrë që në vend të mos kishte viktima.

TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të mos kalojë në revoltë.

“Nëse pretendoni vrasje më 2 prill, a nuk është e drejtë që të ruani jetën e njerëzve? Kush flet për shtetin e të drejtës. Por nëse iu vazhdoni në këto lloj mënyre, a nuk do t’i jepni viktima. Thirrini ndërgjegjes tuaj. Koha po iu mbaron dhe iu e dini mirë. Duhet të evitojmë viktimat, Rama duhet të marri të gjitha masat për të evituar këtë lloj situate,”-tha Hajdari. 

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit: 

I nderuar kryetar i Kuvendit, kolegë deputetë. Është vërtetë një situatë që duhet të ishte evituar. Por ja kur erdhëm për shkak të të njëjtës metodë të viteve të fundit. Po them një shprehje: “Dhuna fillon aty ku mbaron asyeja, dhuna fillon aty ku mbaron politika”. Nëse flasim për dhunë por ndodh nga individë brenda dhe jashtë parlamentit. Rama përdor një gjuhë arrogante dhe kërcënuese. Është e drejtë të thuhet që kemi humbur arsyen duke mos i dhënë një përgjigjie shqiptarëve. Jemi përballë një realiteti që duhet të ishte evituar me kohë. Realiteti kërkon shtetas dhe shtetarë zgjidhje dhe jo që t’i japin akoma më shumë benzinë zjarrit. Kryeministri sot erdhi dhe tha se ai është i mbrojtur nga ndërkombëtarët, opozita jo. Kjo nuk është e vëërtetë. Ai po e përdor për arrogancën në Shqipëri dhe jashtë saj. ai thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por ai sot mori përgjigjien për moshapjen e negociateve. Kjo për shkak të realitetit që jemi sot, dhe përgjimiet. Përgjimet kanë indicie të ndryshme. I takon Prokrurorisë që të hetojë më tej. Ndodhemi përballë një realiteti kur dosja 399 dhe 184 mund të mos hetohet. Ndodhemi në të njëjtën situatë: mbylljen e dosjeve të nxehta pasi janë përfshirë shtetarë. Nëse nuk arrijmë që t’i zbulojmë këto dosje, do të dështojmë përballë shqiptarëve. Duhet të jemi më seriozë, asnjë palë nuk po përdor arsyen. Është koha që ta marrim fatin tonë në dotë. Është koha që t’i themi jo dhunës. Por edhe një ndryshim të sistemit që duhet të ndodhë njëherë e më parë. Të përfundojmë reformën në drejtësi. Nëse pretendoni vrasje më 2 prill, a nuk është e drejtë që të ruani jetën e njerëzve? Kush flet për shtetin e të drejtës. Por nëse iu vazhdoni në këto lloj mënyre, a nuk do t’i jepni viktima. Thirrini ndërgjegjies tuaj. Koha po iu mbaron dhe iu e dini mirë. Duhet të evitojmë viktimat, Rama duhet të marri të gjitha masat për të evituar këtë lloj situate.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment