Politike

Rudina Hajdari jep lajmin e hidhur për shqiptarët: Danimarka është skeptike për hapjen e negociatave

Në një status në Twitter, pas një vizite në Danimarkë, Hajdari tregon se Franca dhe Holanda nuk janë të vetmit shtete që nuk përkrahin shqiptarët.
Featured image of article: Rudina Hajdari jep lajmin e hidhur për shqiptarët: Danimarka është skeptike për hapjen e negociatave Rudina Hajdari

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një lajm të keq për shqiptarët tkesa ka treguar se Danimarka është skeptike për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Në një status në Tëitter, pas një vizite në Danimarkë, Hajdari tregon se Franca dhe Holanda nuk janë të vetmit shtete që nuk përkrahin shqiptarët.

Danimarka mbetet tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një e vërtetë e hidhur që hedh shumë dyshime se çfarë do ndodhë me Shqipërinë, ndërkohë që me Maqedoninë e Veriut është shumë e qartë që do hapen negociatat me BE-në,”- shkruan Hajdari.

Një ditë më parë ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë. Franca dhe Holanda janë dy vendet që kanë deklaruar hapur se e kundërshtojnë çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. 

Shqipëria ka marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment