Politike

Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Opozita jashtë parlamentit s’do ndryshimin e sistemit, ka frikë nga vota e lirë. Do i shkoj deri në fund kësaj kauze

VIDEO
Sipas Hajdarit, maxhoranca nuk është shprehur kundër këtij propozimi dhe u shpreh se do i shkoj deri në fund kësaj kauze dhe nuk do lëshojë asnjë centimetër.
Featured image of article: Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Opozita jashtë parlamentit s’do ndryshimin e sistemit, ka frikë nga vota e lirë. Do i shkoj deri në fund kësaj kauze Rudina Hajdari, deputete

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari ka reaguar sot pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore dhe ka bërë me dije se opozita jashtëparlamentare nuk mbështet ndryshimin e sistemit politik. Sipas Hajdarit, maxhoranca nuk është shprehur kundër këtij propozimi dhe u shpreh se do i shkoj deri në fund kësaj kauze dhe nuk do lëshojë asnjë centimetër.

Opozita jashtëparlamentare është kundër ndryshimit të sistemit, duket se ka frikë nga qytetari. Ndërsa maxhoranca nuk është shprehur kundër, por ka thënë se do e konsiderojë këtë propozim tonin. Opozita ka frikë nga vota e qytetarëve, nuk duan konkurrencë. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve të mos mbështesin opozitën jashtëparlamentare, pasi ata kanë frikë nga vota e lirë dhe kërkojnë fuqizimin e kryetarëve të partive”, u shpreh Hajdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Opozita jashtëparlamentare ka depozituar disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore. Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve. Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment