Politike

Ruçi takohet me Zef Mazin: Do bëj të gjitha përpjekjet që integrimi të mos përdoret si çështje politike dhe elektorale

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot kryenegociatorin e Shqipërisë me BE, Zef Mazin. Ruçi i garantoi Mazit mbështetjen e tij, në rrugën drejt integrimit
Featured image of article: Ruçi takohet me Zef Mazin: Do bëj të gjitha përpjekjet që integrimi të mos përdoret si çështje politike dhe elektorale Zef Mazi dhe Gramoz Ruçi

TIRANË -Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u takua ditën e sotme me kryenegociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi. Ruçi i garantoi Mazit, se do të bëjë të gjitha përpjekjet që integrimi të mos përdoret si çështje politike dhe elektorale. Ndër të tjera kreu i Kuvendit u shpreh se Integrimi është kryeçështja që bashkon forcat politike.

Për çështjen e integrimit europian të Shqipërisë nuk kemi asgjë që na ndan si forca politike. Integrimi është kryeçështja që na bashkon. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që integrimi të mos përdoret si një çështje politike dhe elektorale, por si kryeçështja që bashkon politikën shqiptare. Për këtë duhet të mësojmë edhe nga përvojat e vendeve të tjera të suksesshme në rrugëtimin e tyre europian”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, Mazi e informoi Ruçin në lidhje me aspektet dhe dimensionet kryesore të punës së tij si Kryenegociator dhe të grupit të negociimit: koordinimin e punës brenda vendit me ministritë, qeverisjen vendore, shoqërinë civile dhe median; procesin e negociatave me Komisionin Europian; lobimin dhe bashkëpunimin me vendet anëtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët ndërkohë Mazi është takuar edhe me presidentin Ilir Meta, i cili i siguroi kryenegociatorit mbështetjen e tij.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment