LIVE UPDATES
Politike

Ruçi vendos objektivat: Sesioni i kaluar ishte produktiv, me hir apo pahir “Kushtetuesja” hapet brenda 1 janarit

7 Shtator 2020, 17:52 Nga DOSJA
Ruçi vendos objektivat: Sesioni i kaluar ishte produktiv, me hir apo

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Grazmoz Ruçi, ka hapur sesionin e ri të parlamentit. Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe deri më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ai vlerësoi sesionin e mëparshëm duke u shprehur se ishte produktiv pasi Shqipëria fitoi vendimin e merituar për çeljen e negociatave. Ruçi përshëndeti edhe marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia. 

Edhe pse Kuvendi ka hapësira tëkufizuara për të nxituar organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, nuk do tëfalim asnjë vonesë. Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna,”– tha Ruçi në fjalën e tij. 

FJALIMI I PLOTË:

Në hapje të këtij sesioni, dëshiroj të përshëndes marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në prezencën e Presidentit të ShBA Donald Trump. Kjo marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjelltë. Natyrisht, marrëveshja e Ëashingtonit e 4 shtatorit nuk është gjithshka do të dëshironim ne, shqiptarët. Por, të paktën, për momentin, procesi është po aq i rëndësishëm sa edhe produktet e kësaj marrvëveshjeje.

Hyrja e flamurit të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të Shteteve të Bashkuarsa është garanci e një procesi pa kthim prapa. Le të kontribojmë të gjithë që ajo dosje të mos hiqet nga tryeza e Presidentit amerikan, pa u zgjidhur përfundimisht njohja e Kosovës.

I.

Më 25 mars, Këshilli  i  Ministrave  të  BE-sëvendosiçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim  i  cili  u  miratua nga Këshilli Europian më 26 mars 2020. Ky ishte një sukses i merituar për Shqipërinëdhe rajonin. Me progresin e rajonit drejt Bashkimit Europian, do të vijë momenti kur termat Europa Juglindore e Ballkani Perëndimor do tëçlirohen nga përmbajtja politike dhe kufijtë politikë të Europës do të afrohen me kufijtë gjeografikë të saj. Kuvendi i Shqipërisë ka kontribut kyç të pazëvëndësueshëm në rrugëtimin europian, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit. Kuvendi ka rritur përputhshmërinë e ligjeve me standartet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar. Komisioni për Integrimin Europian, gjatë sesionit të kaluar shqyrtoi dhe miratoi 11 ligje me përafrim ose 2 më shumë se periudha janar-korrik 2019, duke propozuar 97 amendamente ose 63 me shumë se e njëjta periudhë. Mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të Integrimit, më 9 qershor, kontriboi në projektin e Planit tëMasave të Integrimit Europian, të hartuar nga Qeveria.

Kuvendi vijon zbatimin e masave të Planin të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të KE-së për vitin 2019. Nga 44 masat e parashikuara, janë realizuar plotësisht 35 masa ose (80%) dhe 9 masat e tjera (ose 20%) janë në proces realizimi. Procesit të integrimit europian i ka shërbyer edhe diplomacia parlamentare. Në janar u zhvillua në Bruksel Samiti i Kryetarëve të Parlamentave të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor; ndërsa në Kuvendine Shqipërisë u mbajt Konferenca e 16 e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian të Evropës Juglindore. Në shkurt erdhi në Kuvendin e Shqipërisë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ndërsa në mars Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Sobotka. Të dyja këto vizita kishin në fokus ndikimin në vendimin e Këshillit Europian për celjen e negociatave.

II.

Gjatë sesionit të kaluar Kuvendi i Shqipërisë pati njëveprimtari ligjvënëse produktive dhe ushtroi kontroll parlamentar me efektivitet dhe efikasitet. Me efektivitet sepse kryem detyrat ndaj çështjeve prioritare të zhvillimit të vendit.  Me efikasitet, sepse racionalizuam kontributet, prodhuam ligje cilësore dhe nxitëm Qeverinë e institucionet të bëjnë detyrat. Pandemia rrezikoiedhe veprimtarinë parlamentare. Por Kuvendi i Shqipërisë reagoi menjëherë, në disa drejtime:

Së pari, deputetët nuk i shkëputën për asnjëçast vëmendjen dhe lidhjet me qytetarët.

Së dyti, përshtatëm Rregulloren e Kuvendit  dhe komisionet parlamentare, Konferenca e Kryetarëve e Byroja funksionuan onlain.

Së treti, sipas praktikave të ngjashme të parlamenteve tëBE-së, seancat plenare u zhvilluan normalisht dhe i dhamë Shqipërisë ligjet e reformat që i duheshin.

Së katërti, Kuvendi siguroi transparencë maksimale për median dhe qytetarët, duke ofruar transmetimin direkt të të gjitha veprimtarive parlamentare.

Në raportin e OSBE/ODIHR “Dimensioni Human i OSBE dhe përgjigjet shtetërore ndaj pandemisë Covid-19”, Kuvendi u vlerësua ndër parlamentet që iu përgjigjën më mirë pandemisë, nëpërmjet inovacionit, produktivitetit e transparencës. Gjatë sesionit të kaluar miratuam 115 ligje ose 18 më shumë se gjatë dy sesioneve bashkë të vitit 2019, ndër të cilat 107 propozime të Këshillit të Ministrave dhe 8 nisma deputetësh.23 ishin nisma të reja, 38 ndryshime e shtesa në legjislacion, 22 marrëveshje dhe 32 akte normative, 29 prej të cilaveishin në përgjigje të pandemisë. Miratuam 75 ligje, 26 akte normative dhe zhvilluam 8 interpelenca më shumë sesa në sesionin e pestë. Trefishimi i akteve ligjore është një tregues thelbësor i produktivitetit ligjvënës. Gjatë këtij sesioni zhvilluam 11 interpelanca me anëtarë të Qeverisë,kërkuar nga deputetët e opozitës e shumicës. U trefishuan kërkesat për interpelancë, çka provon rritjen e llogaridhëniese transparencës për çështje me ndjeshmëri të lartë publike si rendi, arsimi, shëndetësia, mjedisi e drejtësia.

Kontrolli parlamentar është ushtruar edhe me anë të raportimeve të Këshillit të Ministrave mbi zbatimin e detyrimevetë Planit Kombëtar për Integrimin Europian,  ecurinë e bisedimeve për anëtarësim etj. Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian ka raportuar mbi bashkëpunimin midis forcave politike, institucioneve shtetërore e të pavarura dhe shoqërisë civile si dhe çështje të tjera jetike tëintegrimit. Kuvendi, pas raportimeve të mësipërme, miratoi Rezolutën “Mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian përgjatë vitit 2019”.

III.

Reforma zgjedhore po shkon drejt finishit. Kuvendi i Shqipërisë, grupet parlamentare, përfshirëato të opozitës, në emër të ardhmes e integrimit të Shqipërisë, u ngritën mbi sedrën politike parlamentare dhe kontribuan në një forum jashtë-parlamentar, siç ishte Këshilli Politik, i cilifunksionon jashtë Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Kynuk ishte oportunizëm politik, por një veprim me vetëdijetë qartë kombëtare. Me këtë veprim, gratë dhe burrat e këtij Kuvendi u krijuamnjëmundësi forcave politikeqë kishin braktisur Kuvendin, të kontribonin në legjislacioninpër zgjedhjet. Kuvendi i Shqipërisë i rikrijoi një mundësi përfaqësimi asaj pjese të popullsisë që beson te opozita jashtëparlamentare dhe kontributi i saj për vendin.

Produkt i bashkëpunimit me opozitën jashtëparlamentare ishte “përkthimi” i marrëveshjes së 5 qershorit në dispozita ligjore, nëpërmjet miratimit të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, në seancën plenare të datës 23 korrik 2020. Parashikimi në Kodin Zgjedhor i pikave të Marrëveshjes së 5 qershorit garantoi gjithëpërfshirjen dhe moralitetin e reformës zgjedhore.

Ndërsa parashikimi  në Kod i ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga opozita parlamentare dhe të votuara nga Kuvendi, pra miratimi i ligjit  “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, në seancën plenare të datës 30 korrik 2020, garantoi legjitimitetin dhe kushtetueshmërinë e reformës zgjedhore.  As gjithëpërfshirja e moraliteti dhe as kushtetueshmëria e legjitimiteti nuk mund të qëndrojnë pa njeri-tjetrin. Prandaj dëshiroj edhe njëherë të bëj të qartë se ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor nuk ishin as një tirani apo hile e shumicës,dhe as prishje e rregullave të lojës, por jetërsim i forcës së parlamentarizmit, i vullnetit të pakicës parlamentare e,ç’është më e rëndësishmja, i vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Këto ndryshime nuk ishin një vetëtimë në qiell të pastër, por ishin sinjalizuar nga opozita parlamentare në Komisionin  e Posaçëm  për Reformën  Zgjedhore. Këtë vullnet politik konsistent ajo e solli në Kuvend, duke depozituar më 15 qershor nismën ligjore për ndryshime kushtetuese.

Kuvendi u hapi rrugën këtyre ndryshimeve, i bindur se ato e bëjnë garën elektorale më konkurruese dhe qytetarët më përcaktues në zgjedhjen e grave dhe burrave që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi ndan të njëtin mendim me qytetarët shqiptarë se këto ndryshime janë në të mirë të vendit. Kriteri për refuzimin e një ndryshimi ligjor nuk është fakti se ky ndryshim nuk është i përsosur, por nëse ndryshimi përmban më shumë të mira sesa mangësi. Në këtë botë, të nderuar kolegë, sidomos në jetën politike, ka shumë pak gjëra që janë tërësisht të mira apo tërësisht të këqija.

Prandaj unë ndaj të njëjtën bindje me shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe të qytetarëve se këto ndryshime avancojnë demokracinë brenda partive dhe rrisin si përgjegjësinë e tyre dhe të qytetarëve në zgjedhjen e degës legjislative të qeverisjes. Këto ndryshime krijojnë një kuadër ligjor  zgjedhor,  në  përputhje me standartet më të mira  ndërkombëtare, ku zgjedhësi voton  jo vetëm për subjektin zgjedhor,  por edhe për kandidatin e parapëlqyer prej tij. Me këto ndryshime, plotësuam kuadrin ligjor për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësiuam një garë të barabartë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

IV.

Nëecurinë e reformës në drejtësi, vazhdoi asimetria midis investimit politik e ligjor të Kuvendit për ndërtimin dhe bërjen funksionale të organeve të reja të sistemit dhe inercisë së institucioneve, sidomos KLGj dhe KED, të cilat po vonojnëngritjen e tyre. Konsensusi i forcave politike e qytetarëve për reformën në drejtësi mbështetej në premisën se institucionet e drejtësisënuk mund të reformonin vetveten. Vonesat dhe inercia e sistemit, me të cilat vazhdojmë të ndeshemi, tregojnë sesa e domosdoshme ishte kjo reformë dhe sa jetike po bëhet ajo për fatine Shqipërisë.  Në takimin vjetor të Mekanizmit Institucional Kuvend-Institucione të Pavarura-Qeveri, në maj, unëu bëra apel institucioneve të drejtësisë, pa cënuar pavarësinë e tyre, t’u japin fund zvarritjeve në bërjen funksionale të organeve të sistemit.Pas takimit me Presidentin e Republikës me 30 qershor, i kërkova  KED-it me një letërpërshpejtimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve  që   Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale  për  vendimmarrje, të cilat kërkojnë  të paktën  6 anëtarë. KED-i, pas miratimit të amendamenteve mbiprocedurën e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit e renditjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, vendosi ndalimin e kandidimit për  kandidatët për dy vendet vakante të shpallura nga Kuvendi e  Presidenti i Republikës.

KED-it iu desh gati një vit të shqyrtonte dy kandidatura! Me këto vonesa të zgjatura, tashme kupa ka filluar të derdhet dhe ky shpërpjestim midis investimit të Kuvendit dhe investimit institucional të një pjese të organeve të reja të sistemit, nuk do të tolerohet më. Edhe pse Kuvendi ka hapësira tëkufizuara për të nxituar organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, nuk do tëfalim asnjë vonesë. Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna.

Çdo institucion i shtetit, i përfshirë në këtë proces, ta lexoj qartë këtë apel të Kuvendit! KLGj,më 27 shkurt 2020, i propozoi Presidentit të Republikës tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë nga radhët e juristëve të spikatur, të cilët u  dekretuan. Më 26 shkurt 2020 KLGj hapi procedurëne ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për gjashtë pozicione të lira dhe ftoi për aplikim të gjithë gjyqtarët që plotësojnë kriteret ligjore. Aplikuan 25 kandidatë dhe KLGJ po shqyrton këto kandidatura.

Do të nxisja anëtarët e tij të veprojnë në minimumin e afateve kushtetuse e ligjore, për të përmbyllur këtë proces dhe për të hedhur një hap të vendosur drejt bërjes së Republikës me Gjykatë të Lartë. Gjatë sesionit të kaluar, miratuam shtesat e ndryshimet në një ligje prioritar të reformës në drejtësi, ligjin 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Në seancën plenare të 20 janarit, Kuvendi zgjodhi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa më 18 qershor miratuam  strukturën organizative, organikën dhe klasifikimine pagave të personelit të Inspektorit. U zgjodh gjithashtu dhe ka filluar nga puna drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ka  vënë në dispozicion Komisionit të Ligjeve raportin përkatës. Kuvendi, me vendimin nr 37, datë  9 korrik 2020,vendosi deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit.

V.

Kontrolli parlamentar vazhdoi të përbënte një përparësi të sesionit të kaluar. Kuvendi shqyrtoi 24 raporte të institucioneve të pavarura dhe hartoi 24 analiza të veprimtarisë vjetore për shqyrtim nga komisionet parlamentare. Me gjithë kushtet e disfavorshme, Kuvendi vlerësoi me rezolutë të gjitha institucionet e pavarura dhe përcaktoi detyra konkrete për secilin prej tyre për vitin 2020. Shërbimi i Monitorimit hartoi Raportin e zbatimit të rekomandimeve në rezolutat e Kuvendit për vitin 2019 dhe Raportin për nivelin e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura nga ekzekutivi dhe agjencitë e varësisë për vitin 2019, raporte të publikuara në faqen e Kuvendit. Nga 227 rekomandime të institucioneve të pavarura për vitin 2019, janë zbatuar 75% e tyre, janëtë parealizuara 11% dhe janë në proces zbatimi 14%. Niveli i zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura nga administrata publike për vitin 2019 ishte 62%. Ky tregues bën thirrje për më shumë vëmendje nga Qeveria për rekomandimet e institucioneve të pavarura, si zëdhënëse të interesave të qytetarëve. Më 7 maj 2020, Kryetari i Kuvendit realizoi takimin vjetor periodik me 24 institucionet e pavarura. Në këtë takim uvlerësua veprimtaria e institucioneve të pavarura dhe u adresuan rekomandime konkrete për përmirësimin e punës së tyre.

VI.

Sesioni që po nisim do të jetë sesioni i arritjes sëdisa objektivave të rëndësishme, midis të cilave nënvizoj: Pasqyrimi në Kodin Zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut dhe përfundimi i reformës zgjedhore, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të ardhshme të jenë një garë me regulla të qarta dhe të barabarta për të gjitha partitë politike. Nxitja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për bërjen funksionale brenda vitit 2020 të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse do të rezultojë e nevojshme, për të mbështetur  realizimin e këtij objektivi, unë do t’i propozoj Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve  ndryshimet përkatëse, në zbatim edhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 qershorit 2020 “Për zgjedhjen/emërimin e gjyqtarëve kushtetues”. Nxitja e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të bërë funksionale Gjykatën e Lartë brenda vitit 2020.

Edhe pse ky mund të tingëllojësi një objektiv i guximshëm, unë mendoj se nëse KLGj shfrytëzon maksimalisht të gjitha mundësitë, mund të arrijëqë gjashtë vakancat e shpallura dhe që janë në proces, të plotësohen brenda vitit. Kuvendi do të kontribojë nënegociatate anëtarësimit, nëpërmjet përafrimit të legjislacionit, forcimittë mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar dhe hartimit e zbatimittëPlanit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve në Raportin 2020 të KE-së për Shqipërinë.

Miratimii Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën 2020-2025, financuar nga Qeveria e Zvicrës. Për zbatimin e këtij projekti Kuvendi do të vazhdojë tëbashkëpunojë me OSBE-në dhe Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan, të cilët bashkë me Ambasadën e Zvicrës, i falenderoj për partneritetin e shkëlqyer. Për forcimin e kontrollit parlamentar do të përfshijmë në Platformën Ndërinstitucionale Onllain rezolutat e Kuvendit, me hapësirë të dedikuar për çdo institucion të pavarur, duke bërë të mundur ndjekjen e zbatimit të tyre nga të gjithë deputetët dhe grupet e interesit. Ju faleminderit dhe ju uroj të gjithëve një sesion të mbarë e të suksesshëm!

Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci seanca plenare 7 shtator 2020 gramoz ruci seanca plenare 7 shtator 2020

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni