Politike

Ruçi kritikon sërish Bashkimin Evropian: Perspektiva e NATO-s për sigurinë, më e avancuar (VD)

Ruçi theksoi se perspektiva e Aleancës së Atlantikut të Veriut për sigurinë është më avancuar se ajo e Bashkimit Europian.

TIRANË-  Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga konferenca “Sfidët e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë” ka kritikuar sërish Bashkimin Evropian për mbylljen e dyerve për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ruçi theksoi se perspektiva e Aleancës së Atlantikut të Veriut për sigurinë është më avancuar se ajo e Bashkimit Europian.

Perspektiva e NATO-s për sigurinë sigurisht është shumë e qartë dhe më e avancuar ase ajo e BE. Kjo provohet nga fakti se mjaft vende të rajonit sot  janë anëtare të NATO-s por nuk kanë ende një perspektivë të qartë për BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  u refuzuan nga ky proces në mbledhjen e KE në 17 tetor. Dikur BE, kërkonte peticionet për të justifikuar dilemat e saj, sot burokratët duken më të kthjellët se vetë lidershipi i BE. Ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë një perspektivë ende më të paqarta akoma. Kjo pozitë asimetrike mes integrimit në NATO dhe integrimit të BE jo vetëm vendet e rajoni në vetvete por gjithë sigurinë e Bashkimit Europian. Sigurisht që NATO ka problemet e saj dhe mund të mos jetë absolutisht perfekte, por vizioni dhe investimet e saja për sigurinë dëmtohen nga këto qëndrime konfuze të BE”, u shpreh më tej Ruçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Tiranë është mbajtur konferenca “Sfidat e NATO-s përballë teknologjisë”, ku theksi u vendosur te rrjeti 5G dhe lufta kibernetike. Moses Ones, tha se bota është përballë rrezikut të teknologjisë, por përgëzoi shqipërinë si partner i palëkunduër. Gjenerali i NATO-s, Jones tha se Shqipëria duhet të zgjedh partnerët e saj në implementimet e 5G-së dhe sulmoi Kinën e Rusinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment