LIVE UPDATES
Politike

Ruçi iu përvishet deputetëve të rinj: Problemet brenda grupit zgjidhini vetë, me këtë punë s’merret Kuvendi (VD)

28 Tetor 2019, 10:09 Nga DOSJA
Ruçi iu përvishet deputetëve të rinj: Problemet brenda

Tiranë- Pas deklaratave të forta  të deputetëve, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka reaguar ndaj deputetëve të grupit parlamentar demokrat. Ai është shprehur se problemet e brendshme duhet që t’i zgjidhin vetë.

“Ky është problemi juaj. I zgjidhni problemet si të doni ju, kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë e tyre. Me këtë punë nuk ka punë as kryetari i parlamentit as seanca e kuvendit. Prandaj problemet që keni brenda vetes i zgjidhni sipas rregullave demokratike. Murrizi lidhur me kohën, kjo është rregullorja e Kuvendit që e kemi miratuar bashkarisht. Do të vazhdojë të zbatohet rregullorja e Kuvendit. Mandati jonë është formal dhe jo hallet e qytetarëve. Sa i përket problemit të dytë keni të drejtë. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin duhet të jetë prezent dhe duhet të mbajë shënim çdo gjë dhe  çdo problem. Nëse keni një kërkesë për kryeministrin depozitojeni”, tha Ruçi.

Nis seanca plenare, mungon kryeministri Edi Rama. Hajdari ka deklaruar se është kërcënuar në zyrë dhe ka kërkuar që të merren masat pa pasur ndonjë viktimë. S’mungojnë debatet mes Kujtim Gjuzit dhe Gramoz Ruçit për veshjen. Deputeti shprehet se është kërcënuar me mesazh në telefon.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci seanca plenare 28 tetor 2019 gramoz ruci seanca plenare 28 tetor 2019

Sondazh

Poll
Politike 28 Tetor 2019, 07:01

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pran...