Politike

‘Ruani Gramozin aty”, protestuesit s’mjaftohen me anulimin e zgjedhjeve dhe mësyjnë në Parlament

Me thirrjet “Ruani Gramozin aty, ruajeni”, drejtuar policisë së Shtetit, protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në oborrin e Kuvendit.

TIRANE– Protestuesit e opozitës kanë shkuar tek parlamenti, aty ku është pika e radhës në itinerarin e protestës.

Me thirrjet “Ruani Gramozin aty, ruajeni”, drejtuar policisë së Shtetit, protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në oborrin e Kuvendit.

Duket se protestuesit nuk janë bindur fort nga vendimi i Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje.

Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

(F.g & a.s/dosja.al)

Shto Koment