Editorial

Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

Sipas Ilir Gjinit, vendimet që kanë të bëjnë me Kushtetutën, duhet të merren nga populli dhe jo nga një grup i caktuar njerëzish. Më tej ai ka shtuar, se tashmë që nuk funskionon Gjykata Kushtetuese, dhe nuk ka opozitë përfaqësuese në Kuvend, vendimet për të gjitha çështjet i merr vetëm kryeministri.
Featured image of article: Rruspat Teatrit , minat Demokracisë!

TIRANË- Në errësirën e natës së 17 Majit, rruspat e barbarisë i morën shpirtin Teatrit të Kombit duke mos përfillur as vullnetin e artistëve, qytetarëve, por edhe të Presidentit, që  kishte kërkuar të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuse. Pra e dënuan me vdekje pa pritur vendimin! Po sikur gjykata ta quaj të padrejtë këtë akt, a e ngjallim dot? E mësuar me përdhunimin e ligjit dhe mendësinë feudale që mbizotëron në qeverisbërje, u sekuestruan edhe bizneset dhe TV e  biznesmenit F. Beketi. Mirëpo mania e K/Ministrit për protagonizëm,  do t’u kushtojnë shqiptarëve plot 109 milion euro.

Ne shqiptarët edhe kur nuk kishim kushtetutë, vendimet i mernim në kuvendin e burrave, ku vendoste shumica. Ndërsa sot kur nuk kemi as opozitë perfaqësuese në Kuvend dhe as Gjykatë Kushtetuese, vendimet i merr vetëm 1-shi. Reformës zgjedhore që me “ngujim” disa ditor u realizua në Ambasadën e Rrugës së Elbasanit, ju bë një “bypass” nga ku mund të sigurojmë mandatin e tretë qeverisës. Kjo ndërhyrje e njëanshme në  Kushtetutë, do votohet me të ashtëquajturit deputetë të opozitës, në një Parlament ku edhe numrat janë mangut, se nga 140, janë vetëm 122. Mbidhni mend thotë një fjalë e urtë, se “kur të vinë mënd nuk t’i hanë as qëntë”.

Rudina, Murrizi, Gjuzi që ka orë Atlantik, Jehniçeri që përfaqëson pensionistët pasi me qënien deputet siguroi pensionin e tij të shtuar, Majlinda e Kërpëratës,  para se të ndryshojnë Kushtetutën, duhet të marrin votat e popullit.  Fjala demokracia vjen nga greqishtja  – “Demos”, që nënkupton të drejtën e shumicës. Kushtetuta, që është libri themeltar i një shteti te ne ndryshon sipas interesave të një aktori politik, pa marrë në konsideratë aktorët e tjerë.  Ka më shumë se 200 vite që kushtetuta e USA është miratuar, por  edhe pse kaq e vjetër në moshë, perveç disa amendamenteve shtesë ka mbetur po njësoj edhe sot. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kushtetuta shqiptare edhe pse me moshë 22 vjeçare, ndryshon sipas interesave të më të fortit sikur të ishte letër bakalli, e jo tërrësia e ligjeve bazë të një shteti. Kjo ndërhyrje e dhunshme mbi librin themeltarë të shtetit, nuk po gjen mbështetje as nga Ambasadorët, përfshi këtu edhe OSCE, që eshtë rojtari i zgjedhjeve. Dikur udhëheqësi popullor Haxhi Qamili pasi “çliroi” Shqipërinë e Mesme, kërkoi që ta shpallte shtet nën parrullën “Dum Babën”. Një nga pasuesit e vet që kish ca pare mend në kokë i tha se nuk do na njohin Fuqitë e Mëdha?- Ska gjë u përgjigj ai..sa të kem Shijakun e Kavajën, kush pyet për Parisin, Berlinin e Londrën!

Minat Demokracisë

U bë plot një vit që komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit, po jep e merr për të zbuluar shkeljet e Kushtetutës nga ky i fundit. Edhe pse Komisioni i Venecias nuk ka gjetur shkelje pasi edhe shtyrjen e zgjedhjeve nuk e ndalon Kushtetuta, kjo nuk do të thotë që Murrizi, Hajdari e Gjuzi ta marrin parasysh. Venecia le të “lehi” karvani ecën përpara. Kur të gjitha pushtetet që nga gjyqesori deri te Parlamenti janë në dorë të K/ministrit, do ishte mirë që opozita e re që nën makiazhin e reformes zgjedhore fsheh rrudhat e plakura të degradimit nga shërbëtorbërja ndaj pushtetit, të votojë edhe shkarkimin e Presidentit. Kjo pasi një ornament demokracie siç edhe është roli i Presidentit, nuk luan ndonjë rol të madh në demokraturën shqiptare. Kështu që mos pyet për Venecian sa të kesh Murrizin, Hajdarin e Gjuzin.

Shto Koment