LIVE UPDATES
Aktualitet

Dje ndodhi TRAGJEDIA, u shua një familje! Policia sot aksion, për 12 orë “këput” mijëra gjoba, makinat më luksoze para

26 Qershor 2021, 14:08 Nga DOSJA
Dje ndodhi TRAGJEDIA, u shua një familje! Policia sot aksion, për 12

TIRANË– Policia Rrugore për 12 orë ka zhvilluar kontrolle në të gjithë rrugët e vendit, ku ka pezulluar 66 leje drejtimi dhe kanë vendosur 2668 gjoba. Po ashtu në njoftimin zyrtar Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.


Ditën e sotme u përcollën për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre u shuan mëngjesin e djeshëm në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23 dhe shkaktoi reagime të shumta nga i gjithë opinioni publik, të cilët kërkuan më shumë kontrolle nga Policia Rrugore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Për 12 orë, në të gjithë vendin, 66 leje drejtimi të pezulluara dhe 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke vleresuar situatën aktuale të sigurisë rrugore, ka ngritur grupe të posaçme drejtimi, për të monitoruar zbatimin e sanksioneve të reja administrative që kanë hyrë në fuqi me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor, me qëllim forcimin e kontrollit nga autoritetet policore vendore, kryesisht ndaj shkeljeve që janë konsideruar si shkak jo vetëm për ndodhjen e aksidenteve rrugore, por edhe për rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre duke cenuar rëndë sigurinë në rrugë dhe njëkohësisht duke shtuar pasigurinë e përdoruesve të rrugës në tërësi.

Nisur edhe nga aksidentet e fundit rrugore, sektorët e Policisë Rrugore vendore, në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera policore në nivel qendror dhe vendor, janë angazhuar maksimalisht me të gjitha burimet njerezore dhe teknike, për të parandaluar dhe verifikuar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që mund të jetë rrezik apo shkak për aksident rrugor.

Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara në rrugët urbane dhe interurbane janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve, që mbetet një nga shkeljet më të rrezikshme dhe në masë tek drejtuesit e mjeteve. Për këtë shkelje, për shkak të rrezikshmërisë dhe numrit të lartë të konstatimeve me ndryshimet e fundit është dhjetëfishuar sanksioni administrativ dhe në rast konstatimi në përsëritje 3 herë brenda vitit, krahas masës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.

Gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, kanë kosntatuar një numër të madh shkeljesh të cituara më lart, konkretisht:

• Janë pezulluar 39 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

• 473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës.

Policia Rrugore apelon gjithashtu për KUJDES të shtuar përgjatë sezonit turistik, nga të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, të cilët sa herë ndodhin ngjarje të rënda kërkojnë ashpërsim të masave dhe kontrolle më të shtuara nga Policia, por harrojnë shpejt dhe mundohen të gjejnë përgjegjësit e aksidenteve rrugore, kur në fakt të gjithë, në një mënyrë ose në një tjetër, jemi bashkëpërgjegjës dhe si të tillë duhet që të gjithë të japim kontributin për të edukuar breza më të mirë dhe më të sigurtë në drejtimin e mjeteve dhe përdorimin e rrugës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne vlore policia rrugore aksidenti ne vlore policia rrugore

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Qershor 2021, 13:22

KORÇË– Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është b...

Aktualitet 26 Qershor 2021, 12:32

TIRANË– Teksa prej ditësh vendi ynë ndodhet nën pushtimin e të nxehtit afrikan, ditën e sotme është vënë re një ulje e temperaturave.Sipas sinoptikan...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni