Aktualitet

‘Rrugorja’ kontrolle gjatë natës, nxjerr dragerin dhe radarin në Tiranë e Elbasan: Rruga është e të gjithëve, shpejtësia e alkooli të ndërpresin jetën (VD)

Ndërsa në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, janë pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 150 km/h - 161 km/h, gjithashtu janë arrestuar edhe 2 shoferë që i jepnin makinës të dehur.
Featured image of article: ‘Rrugorja’ kontrolle gjatë natës, nxjerr dragerin dhe radarin në Tiranë e Elbasan: Rruga është e të gjithëve, shpejtësia e alkooli të ndërpresin jetën (VD) Pamje nga operacioni

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radar dhe drager në rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Gjatë kontrolleve të zhvilluara orët e para të mëngjesit të sotëm, janë ndaluar shoferë që qarkullonin me 150 km/h – 161 KM/h.

Ndërsa në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, janë pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 150 km/h – 161 km/h, gjithashtu janë arrestuar edhe 2 shoferë që i jepnin makinës të dehur.

“Kënaqësi! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është absolutisht rrezik potencial per aksidente rrugore. Drejtues mjetesh: Rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëj statistike. Familja ka nevoje për TY , jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjellje,”-shkruan në njoftimin e saj Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment