Politike

“Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha nga Shkodra: Jam në politikë se dua të luftojë padrejtësitë

Nga Shkodra, Basha ka përmentur dhe raportin e Bankës Botërore që tregon se ekonomia shqiptare është përkeqësuar.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në qytetin e Shkdorës, në kuadër të turit të takimeve të tij për “Rrugëtimin për Shqipërinë”.  Nga Shkodra, Basha ka përmentur dhe raportin e Bankës Botërore që tregon se ekonomia shqiptare është përkeqësuar.

Ajo që po përjetojmë sot nuk karahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsipni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, u shpreh kreu i PD.

 

Më tej numri një i opozitës shtoi se plaga më e madhe e vendit sot është plaga e emigracionit të rinisë. “Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, tha Basha.

Po ashtu Basha bëri thirrje për bashkim dhe tha se është koha për t’i dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. “Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, u shpreh ai.

Takimi i Lulzim Bashës në Shkodër

Në fjalën e tij kreu i opozitës tregoi dhe pse është fufur në politikë, ku tregoi kërkon që të zhduk padrejtësinë nga vendi. “Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politik, është padrejtësia që shikoja në vend. Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme. Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian. Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qënë lajtmotivi i futjes time në politikë”, tha më tej numri një i opozitës.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” është forma e zgjedhur në kuadër të aksionit opozitar, ku Lulzim Basha do të takohet me qytetarët dhe të diskutojë problemet e tyre. Forma me protesta duket se është harruar nga opozita dhe tashmë me qytetarët do të kumunikohet sy më sy. Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në Elbasan e Korçë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment