Politike

“Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha në Krujë: Një vit stazh për 10 mijë studentët më të mirë, jam pro ndarjes me Fushë Krujën (VD)

Ndër të tjera Basha tha se 10 mijë studentët më të mirë do të marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit. Dhe se duhet investuar për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar.

KRUJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndaluar pasditen e sotme në një takim me të rinjtë e Krujës në kuadër të programit “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Gjatë fjalës së tij, basha theksoi edhe njëherë prioritetin që Partia Demokratike do t’u japë të rinjve pasi të vijë në pushtet në mënyrë që ata të mos i drejtohen emigracionit.

Ndër të tjera Basha tha se 10 mijë studentët më të mirë do të marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit. Dhe se duhet investuar për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar.

Kreu i PD-së u shpreh se është pro ndarjes së territorit të vendit në mënyrën më të drejtë mundhsme dhe kështu mbështet idenë e ndarjes së Krujës dhe Fushë Krujës në dy bashki.

Gjithashtu, Basha theksoi se për të arritur të gjitha këto duhet një qeveri që të mos përzihet me drejtësinë por që të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Teksa të rinjtë e Krujës u shprehën se Basha do të ngelet në histori si kryeministër i këtij vendi, lideri i PS-së theksoi se nuk i do njerëzit që punojnë për historinë pasi janë diktatorë dhe psikopatë.

Pjesë nga fjala e Bashës

Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, krminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu.

Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar.

Duhet të investojmë për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar që të përfitojmë nga mundësia që na jep pozicioni në zemër të Europës. 10 mijë studentëve më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit.

Njerëzit që punojnë për historinë janë zakonisht njerëz tl tmerrshëm. Janë ose diktatorë ose psikopate, ose qe e duan veten aq shume, sa nuk duan asnje tjeter.  më kërko të synoj historinë. une kerkoj t;i siguroj rinise te njejtat shanse qe ka rinia e Europes.

Ne jemi për ndarjen sa më të drejtë të territorit. Mbështesim ndarjen e Krujës dhe F. Krujës në dy bashki. Puna më e mirë që mund të bëjë qeveria është ti hiqet qafe popullit dhe ta lërë të punojë. Ti hiqet qafe drejtsisë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

(f.m/dosja.al)

  • 18:44

    “Shihemi në zgjedhje”, Basha i përgjigjet Rexhep Rrajës: Mjerë ata që prekin votat, do e shohësh ti e gjithë sorollopi yt

    Lulzim Basha dhe Rexhep Rraja

    Kreu i PD-së, Luzim Basha i është përgjigjur ashpër djalit të deputetit socialist Rrahman Raja, Rexhepit, i cili i tha kryedemokratit një vit më parë kur u arrestua se “do shihemi në zgjedhje”.

    Lulzim Basha tha se Rrajat nuk do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme.

    Fatkeqësisht asnjë masë nuk është marrë. Ju e shikoni, bëhen aksione propagandistike, goditen disa që nuk paguajnë rryshfetet dhe gjobat, ndërkohë që ambjenti mbetet i ndotur. Teknologjia për ta ndalur ndotjen ekziston. Kjo ka një kosto, por zyrtarët marrin rryshfet. Këtë nga përvoja ime në Elbasan dhe qytetarët vazhdojnë të helmohen. Problemi i ndotjes është problem korrupsioni. Nëse fabrikat e Krujës dhe të Shqipërisë aplikojnë të njëjtat masa siç merren në Perëndimm, atëherë nuk ka pse të ndotet ajri, por ata paguajnë një kosto më të lartë se mbrojtja e ambjentit, që është rryshfeti i qeveritarëve. Këtë duhet të ndalim! Cili është mekanizimi për ta ndalur? Nëse qeveritari premton se do ta ndalë ndotjen dhe nuk e ndal, ju të keni fuqi ta shkarkoni. Pikërisht, këtë mekanizëm ka shkatërruar Edi Rama se nuk jua ka dhënë fuqinë ju, por ia ka dhënë kriminelëve, ia ka dhënë Tur Bushëve me shokë, ia ka dhënë Rrajave dhe ata bëjnë ligjin. Ata marrin rryshfetet, bëjnë proteksionin, bëjnë gjithçka dhe kur vjen dita e zgjedhjeve, del ai bukuroshi atje dhe thotë “ta shohë Lulzim Basha, kur të vijnë zgjedhjet”. Dua t’i them sot: Do ta shohësh ti dhe gjithë soji e sorollopi i gangsterëve. Sepse kjo betejë nuk bëhet për Lul Bashën apo PD. Kjo betejë bëhet për gjithë shqiptarët. Unë nuk kam ndërmend të lë në baltë krutanët, nuk kam ndërmend të lë në baltë shqiptarët, nuk kam ndërmend ta lë në baltë rininë. Ne në zgjedhje do të shkojmë, do të përballemi dhe mjerë ata që do të guxojnë të prekin votën e shqiptarëve! Mjerë ata! Kjo do të jetë garancia për ju siç është garancia në çdo vend normal. Nëse nuk mban premtimet, ik në shtëpi. Kështu funksionon Europa, kështu do të funksionojë edhe Shqipëria, se këtë meritojnë shqiptarët”, u shpreh Basha në Krujë.

Shto Koment