FactcheckPolitike

‘Rrugë të lëna rrugëve”/ FAKTET që nxjerrin blof qeverinë, loti2&3 në Unazën e Tiranës duhet të ishin mbyllur që në 2020, punimet ende vazhdojnë

Por përtej premtimeve, loti i dytë dhe loti i tretë i Unazës Verilindore të Tiranës, duhet të ishin mbyllur.
Featured image of article: ‘Rrugë të lëna rrugëve”/ FAKTET që nxjerrin blof qeverinë, loti2&3 në Unazën e Tiranës duhet të ishin mbyllur që në 2020, punimet ende vazhdojnë Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndezi “fishekzjarre” disa ditë më parë, kur njoftoi se punimet në Unazën Verilindore të Tiranës, loti 2 dhe 3, janë realizuar në masën 90%. Por edhe pse 90%, punimet nuk kanë përfunduar. Dosja.al ka vëzhguar nga afër situatën në këto dy segmente, ku njëri ka përfunduar me vetëm 2 korsi për sens lëvizjeje dhe pa korsi emergjence, ndërsa dy të tjerët janë larg përfundimit për shkak të kostove shtesë që i dolën projektit…

Por përtej premtimeve, loti i dytë dhe loti i tretë i Unazës Verilindore të Tiranës, duhet të ishin mbyllur.

Siç mund të shihet edhe në këto dy tabela, loti i dytë që zë zonën e fushës së Helikopterëve deri te Uzina e Autotraktorëve, duhet të kishte përfunduar në korrik të 2020. Sot jemi një vit pas dhe punimet nuk kanë përfunduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, loti i tretë, sipas premtimit të qeverisë duhet të kishte përfunduar në qershor të 2019. Sot jemi dy vite me vonesë dhe punimet ende nuk kanë përfunduar.

Edhe pse, Edi Rama trumbeton fort se nuk është nga ata që rrugët e nisura nuk i lë rrugëve, situata në terren, flet ndryshe.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment