Bota

“Rrugë drejt prostitucionit”/ Danimarka në plan për të ndaluar lidhjet midis vajzave të reja dhe burrave të vjetër

Sipas mediave të huaja, takimet ku një partner romantik më i vjetër ofron ndihmë financiarë për të dashur më të re po bëhen shqetësuese në vend. Hetimet e fundit kanë treguar se ky koncept ka dalë jashtë kontrollit në vendet skandinave dhe po kthehet në një rrugë drejt prostitucionit për vajzat deri në 13 vjeç.
Featured image of article: “Rrugë drejt prostitucionit”/ Danimarka në plan për të ndaluar lidhjet midis vajzave të reja dhe burrave të vjetër Foto ilustruese

DANIMARKË– Takimet midis një vajze të re dhe një të moshuari, mund të ndalohen në Danimarkë. Sipas mediave të huaja, takimet ku një partner romantik më i vjetër ofron ndihmë financiarë për të dashur më të re po bëhen shqetësuese në vend.

Hetimet e fundit kanë treguar se ky koncept ka dalë jashtë kontrollit në vendet skandinave dhe po kthehet në një rrugë drejt prostitucionit për vajzat deri në 13 vjeç.

Faqet e ‘takimeve romanike’ si “SugarDaters.dk” në Danimarkë këmbëngulin se ato janë thjesht platforma normale takimesh dhe nuk janë rrugë drejtë prostitucionit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, mosha e pëlqimeve në Danimarkë është 15 vjeç, ndërsa për të kryer marrëdhënie seksuale duhet të jenë 18 vjeç, ku në shkëmbim nga personat e moshuar iu jepen para, dhuratave ose shpërblimeve të zakonshme.

Këto parametra e vënë  në dyshim çështjen e lidhjeve në këtë mënyrë, si për vajzat dhe “bamirësit” e tyre të moshuar.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment