Kuriozitete

Rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime

Kjo është politika: aftësia për t'ia  sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme,  me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!
Featured image of article: Rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime Lenini

RUSI-Një Hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael.

Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”.

Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?“, por “kush është?” – thotë Hebru dhe vazhdon:

“Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”

Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?

Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?“, por “kush është?” – thotë Hebreu dhe vazhdon:

“Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj sa herë që ta shoh!”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”

Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha Hebreu dhe pa e zgjatur tha: “Ky është një bust 10 Kg ari 24 karat, pa doganë!”

Ihsan Fekih

Kjo është politika: aftësia për t’ia  sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme,  me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!

Rezultati: rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime.

Ngase në politikë nuk ka vend vetëm se për një ligj: “Ose bëhu gjuetar profesionist, ose bëhesh pre e ndonjë profesionisti!”

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment