LIVE UPDATES
Politike

Rruga Milot-Fier/ PD denoncon, Alibeaj: Projekt fantazëm, tenderi nuk ekziston! Rama dhe Balluku t’ju përgjigjen 4 pyetjeve

6 Korrik 2020, 10:59 Nga DOSJA
Rruga Milot-Fier/ PD denoncon, Alibeaj: Projekt fantazëm, tenderi nuk

TIRANË- Disa ditë pas prezantimit të projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Fier, Partia Demokratike denoncon se ky koncesion me vlerë 1.2 miliardë euro është me kosto 6 herë më të lartë se Bypass-i i Fierit. Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD, në një deklaratë për mediat nga selia e PD, tha se ky është një plan grabitjeje, ndërsa projekti është fantazëm dhe tenderi nuk ekziston tek Agjencia e Prokurorimeve. Selia blu i ka adresuar 4 pyetje publike ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me këtë koncesion. PD pyet:

1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

DEKLARATA E PLOTË E PARTISË DEMOKRATIKE

Koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. 1.2 miliardë euro është kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit, në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë dhe ata që janë përfshirë në këtë aferë të pistë, të pasurohen akoma më shumë duke vjedhur qytetarët. Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro. Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe.

“Duke filluar nga sot, në orën 12.30, i gjithë dokumentacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit” As ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive. Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.

1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta.Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar!

Më 1 korrik, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, çelën garën për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kostoja e rrugës pritet të jetë afro 1.2 miliardë euro, ndërsa qytetarët që do e përdorin atë do të paguajnë një tarifë prej 1 mijë lekë të reja, tek Privati që do e ndërtojë dhe mirëmbajë rrugën. Sapo u prezantua, ky projekt u quajt një vjedhje nga PD, ku kryetari Lulzim Basha, tha se ky është një “projekt imagjinar” i një qeverie në ikje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj prezantohet projekti milot-fier enkelejd alibeaj prezantohet projekti milot-fier

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni