LIVE UPDATES
Aktualitet

Rruga e Kombit ‘rrafshon’ fshatin Blinisht, banorët nuk dëmshpërblehen

18 Nëntor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Rruga e Kombit ‘rrafshon’ fshatin Blinisht, banorët nuk

Rruga e Kombit vlerësohet si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore shqiptare, por dhe me një kosto të lartë. Edhe pse u bë urë lidhje jo vetëm me Kosovën por edhe më shtete të tjera europiane, nuk solli po kaq mirësi për rreth 50 familje të të fshatit Blinisht të Mirditës. Ndërtimi i saj në vitin 2018 shkaktoi rrëshqitje të mëdha të tokës dhe prej marsit të po këtij viti asgjë nuk është bërë për keta banorë, nuk janë dëmshpërblyer.

Fiksi takoi nga afër banorët të cilët ankohen se në 2018 kjo zonë pati rrëshqitjen më të madhe të tokës ku shumica e shtëpive të fshatit u dëmtuan, kurse 50 familjeve dheu u mbuloi shtëpitë por edhe tokën bujqësore.

“Nga qeveria e asaj kohë nuk është dhënë asnjë lekë si ndihmë emergjente” shprehen banorët. Ata kanë takuar dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre tek të gjithë drejtorët e ARRSH-së dhe ministrat e Ministrisë së Infrastrukturës, por prej tre vitesh ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. As me bonus qiraje nuk jemi trajtuar,”- pohojnë banorët.

Shteti pavarësisht se e ka pranuar që kjo rrëshqitje ka ndodhur për arsye të punimeve në rrugën e Kombit , nuk i ka dëmshpërblyer. ARRSH-ja në 2020 ka marrë vendimin për dëmshpërblimin e pronarëve të dëmtuar, pasi ka bërë vlerësimin e dëmeve, por nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u është premtuar banorëve se kjo gjë mund të bëhet vetëm me V.K.M.

Madje ky vendim është pasqyruar dhe në fletoren zyrtare e publikuar në 19 nëntor 2020 ku kjo ministri ka bërë kërkesën “Për shpronësim publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme prone private që preken nga problematika e shkaktuar nga rrëshqitja e në segmentin “Milot -Morinë””.

Fiksi u interesua edhe në Prefekturën Lezhë, ku prefekti Gjokë Jaku u shpreh se ishte nga të parët që kishte ngritur problemin e banorëve të Blinishtit, madje ai kishte ngritur një grup pune për studimin e thelluar gjeologjik të zonës. Ky studim e ka nxjerrë zonën e pabanueshme dhe Bashkia Mirditë është kujdesur në plotësimin e dosjes për ta depozituar më pas në ARRSH. “Kjo ka qenë e njohur për qeverinë, por për mungesë fondesh nuk janë trajtuar. Unë nga dita e sotme do të nis një praktikë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të planifikohen fondet për dëmshpërblimin” thekson për Fiksin prefekti edhe pse kanë kaluar tre vite e gjysëm nga njohja me problematikën.

Sipas një dokumenti që njëri nga banorët i vuri në dispozicion Fiksit , nga komunimiki i tij me anë të e-mailit me Komisionin e Posaçëm të Shpronësimeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ndër te tjera e sqaron se” Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar te MIE ka konfirmuar se vlera e shpronësimit të projektit do të përballohet nga buxheti i vitit 2021 miratuar për zërin “Shpronësime” për programin buxhetor “Transport Rrugor dhe do të bëhet alokimi i fondeve në zërin përkatës të buxhetit. Me alokimin e fondeve në zërin përkatës të buxhetit , projektvendimi së bashku me relacioni përkatës do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave.”

Pas interesimit të Fiksit më në fund institucionet u vunë në lëvizje duke iu dhënë një përgjigje banorëve dhe brenda vitit edhe zgjidhje përfundimtare.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet blinisht rruga e kombit blinisht rruga e kombit

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Nëntor 2021, 11:56

Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

TIRANË– Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Mësohet se Qendro ka marrë zyrtarisht postin e ri me vendim të këshillit të ministra...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni