LIVE UPDATES
Ekonomi

“Rruga e florinjtë”, gazetari zbulon detajin nga PPP-ja e Milot-Balldren: Qeveria luan buxhetin në kumar

30 Maj 2019, 14:12 Nga DOSJA
“Rruga e florinjtë”, gazetari zbulon detajin nga PPP-ja e

TIRANË- Përtej kostove të fryra jashtë çdo limiti, ka dhe një detaj tjetër djallëzor në kontratat e koncesionit për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Është një detaj në dukje i parëndësishëm, por në të vërtetë thelbësor. Bëhet fjalë për monedhën.

Çmimet në të dy kontratat janë në Euro. Por marrëveshja parashikon se pagesat e qeverisë do të jenë në lekë. Kjo ka dy pasoja të rënda. Së pari, rrëzon totalisht politikën e deeuroizimit. Nga njëra anë qeveria ka nisur një fushatë të gjerë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi. Por nga ana tjetër kontrakton dy vepra publike me vlerë 336 milionë euro, ose sa 3 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Kjo është çmenduri. E megjithatë nuk është pasoja më e rëndë. Pasoja më e rëndë është risku i kursit të këmbimit. Shkurt qeveria ka vënë buxhetin e shtetit në kumar dhe fatura që mund të paguajnë qytetarët për këtë është shumë e rëndë.

Aktualisht euro në treg shitet me 123 lekë. Sikur kursi euro-lek të qëndrojë kaq sa është tani, qeveria do të paguajë për të dy kompanitë 41 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve si dhe interesat për dy kompanitë respektive. Por cfarë ndodh nëse euro forcohet ndaj lekut?

Nëse euro shkon 130 lekë fatura për qytetarët do të rritet automatikisht me mbi 2 miliardë lekë dhe kostoja e rrugëve shkon 43.6 miliardë lekë. Nëse euro shkon 140 lekë sa ka qenë në pjesën më të madhe të dekadës së fundit atëherë fatura për qytetarët do të kërcente në 47 miliardë lekë, plot 6 miliardë leke ose 60 milionë dollarë më shumë vetëm si pasojë e kursit të këmbimit. Dhe gjasat që kjo të ndodhe gjatë një periudhe 13 vjeçare janë të mëdha. Mjafton të shihet se si ka lëvizur kursi euro-lek gjatë 13 viteve të fundit.

Si mundet një qeveri të luajë kumar me buxhetin e shtetit? Kjo është njësoj sikur të merren 60 milionë dollarë nga thesari i shtetit dhe të vendosen në bast për një ndeshje futbolli. Më tej akoma si mundet Banka e Shqipërisë të hesht përballë kësaj çmendurie?

Por e gjitha kjo nuk është e rastësishme. Vendosja e kontratave në euro është kërkuar nga privatët dhe ka lidhje me koston e kapitalit. Kreditë në euro janë shumë më lirë se sa ato në lekë dhe një nga arsyet se pse janë kështu është pikërisht risku i kursit të këmbimit. Ndaj privatët kanë preferuar ta kenë kontratën në euro, pasi atë pjesë që do ta financojnë përmes kredive nga bankat e marrin më lirë. Dhe qeveria e ka pranuar duke vënë në rrezik buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.

Së dyti, vënia e kontratave në euro mund të ketë edhe një qëllim më të zi. Atë të pastrimit të eurove të pista. Paratë që vijnë nga droga, korrupsioni apo burimet e tjera investohen në vepra publike dhe pastrohen taze nga buxheti i shtetit. Të paktën në një nga veprat, struktura e financimit përfshin 52 milionë euro kapital jashtë bankave, që në letra nuk figurojnë askund dhe vetëm qeveria e di se nga do vijnë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi koncensionet per rruget milot-balldren rruget e florinjta koncensionet per rruget milot-balldren rruget e florinjta

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni