Aktualitet

Rrufeja godet pishën, Parku i Llogarasë rrezikohet nga flakët

FOTO
Fillimisht ka marrë flakë një pishë e lartë, rreth 30 metra dhe zjarri është përhapur duke u favorizuar nga era e fortë në këtë zonë.
Featured image of article: Rrufeja godet pishën, Parku i Llogarasë rrezikohet nga flakët Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË– Parku i Llogarasë po rrezikohet nga flakët. Mësohet se disa pemë janë goditur nga rrufeja mëngjesin e sotëm, dhe kanë marrë flakë, duke vënë në rrezik kështu, të gjithë Parkun.

Fillimisht ka marrë flakë një pishë e lartë, rreth 30 metra dhe zjarri është përhapur duke u favorizuar nga era e fortë në këtë zonë, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme.

Në vendin e ngjarjes është nisur zjarrfikësja për të shuar flakët. Kohët e fundit, Shqipëria ka qenë nën pushtetin e flakëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata ishte e vështirë. Edhe pse zjarrfikësaj ndërhyri, vatrat e zjarrit nuk u shuan për ditë me radhe, ndërsa reshjet e shiut që nisën mëngjesin e sotëm, e qetësuan situatën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment