Sport

Rrufe në qiell të hapur për Manchester United! Pogba mund të largohet falas, ja çfarë thotë agjenti i tij

Kontrata e Pogba-s me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2022 dhe agjenti i i mesfushorit francez, në fakt, për herë të parë pas katër vitesh, e sheh klientin e tij larg Premier League-s
Featured image of article: Rrufe në qiell të hapur për Manchester United! Pogba mund të largohet falas, ja çfarë thotë agjenti i tij Paul Pogba dhe Mino Raiola

ANGLI-Merkatoja e dimrit është afër dhe agjenti i famshëm Mino Raiola hyn në skenë. Një nga emrat e nxehtë është ai i Paul Pogba, e ardhmja e të cilit në Manchester United është e mjegullt pas disa paraqitjeve zhgënjyese dhe një numër ndeshjesh në stol.

“Është e kotë të mundohesh të gjesh fjalë të bukura. Më mirë të flasësh qartë, të shikosh përpara dhe të mos humbasësh kohë duke kërkuar fajtorë. Paul në Manchester United është i pakënaqur, nuk është më në gjendje të shprehet siç do të dëshironte dhe siç pritej prej tij.

Një frazë që ka ringjallur shpresat e shumë klubeve në Europë që janë gati të transferojnë mesfushorin francez.Kontrata e Pogba-s me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2022 dhe agjenti i i mesfushorit francez, në fakt, për herë të parë pas katër vitesh, e sheh klientin e tij larg Premier League-s.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai duhet të ndryshojë ekip, duhet të ndryshojë ajrin. Man. United, klub me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera, e di mirë që do të rrezikonte ta humbiste falas, pasi për momentin nuk është qëllimi i lojtarit të zgjasë kontratën. Nëse dikush nuk e kupton, do të thotë që nuk merr vesh nga futbolli. Në çdo rast, ata gjithashtu do të më fajësojnë nëse verën e ardhshme Paul do të largohet”.

Sigurisht që skuadrat që duan të blejnë Pogbanë do të duhet të fitojnë ankandin që do të hapet për francezin, duke shpenzuar shifra të mëdha. Manchester United pagoi për 27-vjeçarin më shumë se 100 milionë euro, duke përfshirë çmimin e kartonit (e përfitoi Juventusi) dhe komisionet për Raiolan.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment