Bota

U zotua se do të publikonte provat se COVID-19 është krijuar në laboratorin kinez/ Rrjetet sociale heqin videon e virologes kineze që akuzoi qeverinë kineze

FOTO
Rrjeti social Twitter e bllokoi llogarinë e saj para dy ditësh dhe në faqen e saj është shkuar një lajmërim nga Twitteri ku thuhet: Twitteri e ka mbyllur llogarinë. Twitteri bllokon çdo llogari që shkel rregullat e vendosura nga rrjeti.
Featured image of article: U zotua se do të publikonte provat se COVID-19 është krijuar në laboratorin kinez/ Rrjetet sociale heqin videon e virologes kineze që akuzoi qeverinë kineze Virologia kineze, Dr. Li-Meng Yan

 KINË– Virologia kineze, Dr. Li-Meng Yan e cila deklaroi se kishte prova që Covid-19 ishte krijuar në një laborator në Kinë dhe pasi qëndroi disa muaj e fshehur ka treguar në një intervistë disa ditë më parë, se të gjitha provat se virusi ishte krijuar nga Kina, do ti publikonte për t’u parë nga e gjithë bota.

Por pas akuzës që ajo bëri ndaj Kinës, disa rrjete sociale e kanë bllokuar llogarinë e saj dhe kanë hequr videon që ajo ka publikuar.

Rrjeti social Twitter e bllokoi llogarinë e saj para dy ditësh dhe në faqen e saj është shkuar një lajmërim nga Twitteri ku thuhet: Twitteri e ka mbyllur llogarinë. Twitteri bllokon çdo llogari që shkel rregullat e vendosura nga rrjeti.

Ndërkohë në këtë njoftim nuk është komentuar fakti se kush ka qenë rregulli të cilin ajo e ka shkelur.

Ndërkohë në një intervistë, Yan ka thënë se llogaria e saj është fshirë sepse ata nuk duan që njerëzit të dinë të vërtetën rreth virusit vdekjeprurës.

Yan u shfaq në emisionin Tucker Carlson Tonight të Fox News të martën në mbrëmje.

Gjithashtu emisioni që u transmetua intervista, Fox News ka akuzuar Facebook se e ka censuruar një pjesë të intervistës së saj. Ndërsa emisioni është paralajmëruar se informacioni nuk është i saktë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Informacion i rremë. Ky post përsërit informacionin rreth COVID-19 që kontrolluesit e pavarur të fakteve thonë se është i rremë.”- është ky paralajmërimi i Facebook në faqen e Tucker Carlson, emisioni i trasmetuar ne FoxNews.

Dr.LI-Meng Yan është një virologe kineze, e cila në fillim të gushtit ka deklaruar se ka prova që Covid-19, është krijuar nga një laborator në Wuhan. Menjëherë pas deklaratës ajo u largua nga vendi i saj nga frika, se nuk ishte e sigurt. Por Dr.Yan ka marrë pjesë në një shfaqeje të njohur britanike “Lose Women”, ditën e premte ku ka treguar se do të publikojë prova që tregojnë, se pse Covid-19 ka ardhur nga një laborator i njohur kinez dhe pse ata janë të vetmit që e kanë krijuar atë.

Burimi: Dailymail

K.A/Dosja.al 

Shto Koment