
ITALI– Detaje të reja kanë dalë nga helikopteri i Forcave të Armatosura shqiptare që pësoi defekt gjatë udhëtimit nga Franca në Shqipëri. Mësohet se 4 ushtarakët shqiptarë ndodheshin duke fluturuar nga Franca drejt Shqipërisë me helikopterit të Forces Ajrore “Cougar”, teksa konstatuan rrjedhje vaji dhe temperaturë të lartë në motor. Ushtarakët, sapo vunë re rrjedhjen e vajit bënë manovrat e duhura dhe kërkuan uljen e emergjencës në Itali, në Cesantino.
Ky ishte defekti i dytë që helikopteri pëson brenda 1 jave. Ai, pasi kishte pësuar difektin parë u nis nga Shqipëria drejt Francës për t’u riparuar. Pas garancisë së kompanisë franceze Airtelis s.a.s se defekti i parë u eliminua, helikopteri u nis në fluturim më 23 korrik, por sërish pati probleme. Pas këmbënguljes së palës shqiptare helikopteri u fut sërish në servis në Francë, ku qëndroi dy ditë. Pas kontrollit të dytë, kompania e servisit dha garancinë se mjeti është gati për fluturim. Por ndodhi e kundërta. Ai u dje me urgjencë në Itali.
Ndërkohë, ushtarakët shqiptarë po qëndrojnë në Itali dhe presin sqarime nga kompania franceze Airtelis s.a.s, e cila kishte dhënë garanci për mbarëvajtjen e servisit të helikopterit.
J.V/Dosja.al