Bota

Rritje masive e dëmtimit të pyjeve, SHBA po humbet 36 milionë pemë në vit

Atëherë nuk qenkemi shteti i vetëm në botë që dëmtojmë apo shkatërrojmë pyjet. Edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës po humbasin 36 milionë pemë në vit. Shkak për këtë në SHBA po bëhen edhe temperaturat e larta.
Featured image of article: Rritje masive e dëmtimit të pyjeve, SHBA po humbet 36 milionë pemë në vit Foto ilustruese

SHBA- Sipas një studimi pemët ndihmojnë gjatë kohës kur temperaturat janë të larta, sepse i ulin ato deri në 10 gradë celsius.

Por ajo çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shqetësuese pasi në çdo qytet amerikan numri i pemëve po zvogëloghet.

Një studim i botuar vitin e kaluar nga Shërbimi Pyjor i SHBA-së është zbuluar se janë humbur përafërsisht 36 milion pemë në vit nga komunitetet urbane dhe rurale gjatë një periudhe pesëvjeçare. Kjo është një rënie prej 1% nga 2009 në 2014.

Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, “qytetet tona do të kenë temperatura të larta, do jenë më të ndotura dhe përgjithësisht më të sëmura për banorët”, tha David Nowak, një shkencëtar i lartë i Shërbimit Pyjor Amerikan dhe bashkëautor i studimit.

Nowak thotë se ka shumë arsye pse tendenca jonë ndaj pemvëve është në rënie, duke përfshirë uraganet, tornadot, zjarret, insektet dhe sëmundjet.

Kur bëjmë një krahasim të vendit tona duke parë fotografitë e disa viteve më parë, është një ndryshim mjaft i madh, ku pemët janë zëvendësuar me ndërtesa.

“Më shumë se 80% e popullsisë amerikane jeton në zona urbane dhe shumica e amerikanëve jetojnë në zona rurale ku pemët të rrethojnë kudo pyjore” -thotë Nowak.

Sa herë bëhet një rrugë e re, do pritet një pemë, e cila duhet zëvendësuar me një tjetër në mënyrë që të ndikojë pozitivisht për vendin por dhe për gjithë rajonin.

Ndërkohë nga një përllogaritje e 36 milionë pemëve të humbura, të konvertura në para arrijnë vlerën 96 milion dollarë të humbura çdo vit.

 Nëse harroni të mirat që vijnë nga pemët, hidhini edhe një herë një sy këtyre më poshtë sepse me siguri do ju pengojë që nesër ta prisni një pemë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Redukton në maksimum nxehtësinë.

Redukton shumë herë më shumë sesa ju mendoni,  ndotjes së ajrit. Sepse pemët thithin karbonin dhe largojnë ndotësit nga atmosfera.

Pemët përmirësojnë cilësinë e ujit, sepse veprojnë si filtra uji.

Ndihmojnë në pengimin e përmbytjeve, duke thither ujin dhe parandalojnë rrëketë.

Edhe në qytetet më ët zhurshme, dendësia e pemëve zvogëlon zhurmën në një ambient, prandaj dhe ju shpesh herë i shikoni në anët e rrugëve autostradave, dhe në çdo park apo lagje.

Pemët thithin 96% të rrezatimit ultravjollcë, thotë Nowak.

Habitat i kafshëve të egra: Zogjtë mbështeten në pemë për strehim, ushqim dhe fole. Në mbarë botën, pyjet sigurojnë një shumëllojshmëri të madhe të jetës së kafshëve.

Ndonëse është e përsëritur me miliona herë, dhe e ekni dëgjuar nga cdo kush, por gjithmonë njerëzit e neglizhojnë deh e harrojnë se pemët dhe natyra janë ndër faktorët më të mirë për shëndetin e njeriut.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment