Politike

Rritja e tensioneve në vend, Basha mbledh ekspertët për Reformën Zgjedhore

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Featured image of article: Rritja e tensioneve në vend, Basha mbledh ekspertët për Reformën Zgjedhore
Përditësuar:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një një takim me ekspertët për Reformën Zgjedhore. Dosja.al mëson se takimi u zhvillua në selinë blu dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Biseda e Bashës me ekspertët vjen një ditë pas rritjes së tensioneve dhe akuzave nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila u shpreh se po kërkohet sabotimi i reformës.

Lulzim Basha pas shembjes së Teatrit Kombëtar u shpreh se opozita do të dilte nga tryeza e Këshillit Politik, pasi maxhoranca nuk e do këtë reformën zgjedhore. Por një ditë më pas, Basha tha se nuk kanë hequr dor ë nga dialogu për Reformën dhe do vijojnë të jenë prezent. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por edhe pse opozita ka thënë se nuk ka bojkotuar asnjë tryezë, Këshilli Politik ka më shumë se një javë që nuk është mbledhur dhe palët kanë nisur akuzat për njëra-tjetrën. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment