Aktualitet

Rritja e sigurisë në Portin e Durrësit, Pirro Vengu mblidhet me Veliun dhe Bardhin: Do marrim masa konkrete

Mësohet se në kuadër të takimit ka qenë biseda për rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në Portin më të madh në vend. Pas një analize të detajuar të situatës, bashkëbiseduesit u ndalën tek nevoja për të rivlerësuar masat e sigurisë në territorin e portit.
Featured image of article: Rritja e sigurisë në Portin e Durrësit, Pirro Vengu mblidhet me Veliun dhe Bardhin: Do marrim masa konkrete Foto nga mbledhja

DURRËS– Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, z. Pirro Vengu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Gjon Bardhi.

Mësohet se në kuadër të takimit ka qenë biseda për rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në Portin më të madh në vend. Pas një analize të detajuar të situatës, bashkëbiseduesit u ndalën tek nevoja për të rivlerësuar masat e sigurisë në territorin e portit.

Duke shprehur vlerësimin e Autoritetit Portual përkundrejt mbështetjes maksimale që po japin Policia e Shtetit dhe Doganat në këtë përpjekje, z. Vengu theksoi gatishmërinë e APD-së për të pasur një bashkëveprimin edhe më efektiv me institucionet ligjzbatuese që operojnë në hapësirat portuale.

Si pika hyrëse/dalëse kryesore në vendin tonë, Porti i Durrësit luan një rol kyç nga pikëpamja e sigurisë kombëtare dhe duhet të jetë brenda çdo standardi me elementët e sigurisë, u tha ndër të tjera në këtë takim. Në këtë drejtim u miratua një plan i përbashkët veprimi mes Autoritetit Portual Durrës dhe institucioneve ligjzbatuese, i cili përfshin një numër masash konkrete që synojnë rritjen e sigurisë në Portin e Durrësit në planin afat-shkurtër.

Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, z. Lorenc SHEHU, Drejtori Vendor për Kufirin dhe Migracionin Durrës, z. Ndue DOÇI dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit.

Dosja.al

Shto Koment