Aktualitet

Rritja e shhifrave të COVID-19, Brataj: Këto infeksione janë marrë në maj, hapjen e qershorit do ta shohim në korrik

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se rritja e rasteve të COVID-19 është si pasojë e lirimit të masave në maj. Më tej ai shtoi, se të infektuarit e qershorit do të shihen në korrik.
Featured image of article: Rritja e shhifrave të COVID-19, Brataj: Këto infeksione janë marrë në maj, hapjen e qershorit do ta shohim në korrik Skënder Brataj

TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se shtimi i rasteve me COVID-19 është pasojë e lirimit të masave në muajin maj. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Brataj u shpreh se të infektuarit e qershorit do të shikohen në muajin korrik. Sipas tij, qytetarët nuk e kuptojnë rrezikun dhe nuk marrin asnjë masë, ndërsa shton se nëse vazhdohet kështu do të ketë më shumë të infektuar.

“Këto infeksione janë marrë në muajin maj, inkubacioni dhe sëmundshmëria është si pasojë e lirimit të masave në maj. Ndërsa hapjen e qershorit do ta shohim në korrik. E keqja më e madhe është se njerëzit nuk e besojnë dhe nuk marrin asnjë masë. Pakujdesia është rritur, detyrimisht do të ketë më shumë të infektuar”, tha Brataj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht numri viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë edhe dy pacientë të tjerë. Ndërkohë të sëmurë aktivë për momentin numërohen 999, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 1516 pacientë. Në spitalin Infektiv po trajtohen 72 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment