Bota

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 te të rinjtë, OBSH paralajmëron Europën

Kluge tha se gjysma e vendeve europiane kanë raportuar një rritje të rasteve të reja prej më shumë se 10% në dy javët e fundit.
Featured image of article: Rritja e rasteve të reja me COVID-19 te të rinjtë, OBSH paralajmëron Europën Foto ilustruese

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka paralajmëruar se rastet e koronavirusit po rriten në mënyrë alarmante në Europë.

Drejtori rajonal i OBSH, Hans Kluge, tha në një konferencë për shtyp të enjten se rritja e rasteve duhet të shërbejë si një paralajmërim i asaj që do të vijë.

“Rastet javore tani kanë tejkaluar ato të raportuara kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në Europë në mars.  Javën e kaluar, numri i përjavshëm i rajonit tejkaloi 300,000 pacientë.”- u shpreh Kluge.

Më tej ai tha se gjysma e vendeve europiane kanë raportuar një rritje të rasteve të reja prej më shumë se 10% në dy javët e fundit, shtoi Kluge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pranverë dhe në fillim të verës ne qemë në gjendje të shihnim ndikimin e masave të rrepta të bllokimeve. Në qershor rastet u ulët. Numrat në rritje të shtatorit, megjithatë, duhet të shërbejnë si një paralajmërim për të gjithë ne.”- është shprehur ai.

Përqindja më e madhe e rasteve të reja është ende midis moshave 25-49 vjeç. Ndërsa infeksionet me Covid-19 rriten në shifra rekord, qeveritë e vendeve europiane po vendosin masa të rrepta lokale dhe po mendojmë bllokimet e mëtejshme, si një përpjekje për të shmangur një valë të dytë të pandemisë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment