Bota

Rritja e rasteve të reja/ Belgjika rikthen sërish masat kufizuese, nga e mërkura ndalohen takimet me më shumë se 5 persona

Sipas mediave të huaja nga e mërkura  belgët do të lejohen të takojnë maksimalisht pesë persona jashtë familjeve të tyre. Aktualisht, një belg mund të takojë 15 persona.
Featured image of article: Rritja e rasteve të reja/ Belgjika rikthen sërish masat kufizuese, nga e mërkura ndalohen takimet me më shumë se 5 persona Foto Ilustruese

BELGJIKË-Belgjika ditën e sotme ka njoftuar se do të rikthejë r sërish disa masa kufiuese për paranadlimin e Covid-19 duke qenë se në vend rastet e reja janë rritur ndjeshëm. Sipas mediave të huaja nga e mërkura  belgët do të lejohen të takojnë maksimalisht pesë persona jashtë familjeve të tyre. Aktualisht, një belg mund të takojë 15 persona.

“Deri më tani, ‘fluska sociale’ e secilit person ka qenë e kufizuar në 15 persona në javë. Nga e mërkura, do të kufizohet në pesë persona, gjithmonë të njëjtit për katër javët e ardhshme, dhe kjo vlen për gjithë familjen. Pra, tani numërojmë familjen dhe jo një person. Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk llogariten në ata pesë persona”, tha kryeministrja belge, Sophie Wilmes. Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka qenë veçanërisht e ndjeshme në qytetin Antverp.

Wilmes po ashtu tha se Belgjika do t’i përgjysmojë numrat e personave të lejuar në tubime publike: 100 në ambiente të mbyllura dhe 200 jashtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në Belgjikë jaën regjistruar 9,821 viktima dhe 66,000 raste pozitive me koronavi

Burimi; thestar.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment