Bota

Rritja e rasteve të infektimeve me Covid-19 në Gjermani/ Ministri i Financave: Masat mund të gjaten deri në fund të dhjetorit

Gjermania është një nga vendet që për shkak të shifrave të larta të infektimit ka aplikuar një kufizim të vendit i cili hyri në fuqi më 2 nëntor. Sakaq, ministri i Finacave në Gjermani, Olaf Scholz ka thënë se në vend do të zgjaten masat deri në dhjetor për të parandaluar përhapjen e Covid-19. 
Featured image of article: Rritja e rasteve të infektimeve me Covid-19 në Gjermani/ Ministri i Financave: Masat mund të gjaten deri në fund të dhjetorit Foto ilustruese

GJERMANI-Evropa ka shënuar një rrije të numrit të infektimeve dhe si pasojë shumë vende kanë aplikuar masa të rrepta kufizuese. Gjermania është një nga vendet që për shkak të shifrave të larta të infektimit ka aplikuar një kufizim të vendit, i cili hyri në fuqi më 2 nëntor. Sakaq, ministri i Finacave në Gjermani, Olaf Scholz ka thënë se në vend do të zgjaten masat deri në dhjetor për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat. Çdo gjë po çon te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit,”-ka thënë Olaf Scholz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërkohë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me liderët e vendeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit. Deri më tani në Gjermani, baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat dhe shitoret mbesin të hapura. Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave.
(k.a/dosja.al)

 

Shto Koment